Shehi: Nuk kam fjetur gjumë kur më propozuan postin e trajnerit, ja momenti emocionues me Takajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2018 | 23:40

Shehi: Nuk kam fjetur gjumë kur më propozuan postin e trajnerit, ja momenti emocionues me Takajn

Në një intervistë për Zona Gol në Supersport, trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, flet për situatën që vendosi të merrte stolin e korçarëve, dhe më tej.

shehiii

EKSPERIENCA E PARË TE SKËNDERBEU – Unë e kam thënë, jeta ime është e lidhur me fushën, edhe pasi lashë futbollin. Dikur më kanë bërë një ofertë për jashtë Shqipërisë, për të stërvitur trajnerët, por i kam thënë jo. Pasioni dhe dëshira ishte që të drejtoja një skuadër. E kam marrë me besim të plotë, dhe kjo do të jetë rruga ime. Ishte një situatë jo normale që po kalonte klubi, dhe zgjedhja që bëri klubi, duke më besuar stolin e skuadrës, ishte një vlerësim i madh për mua. E kam marrë me shumë përgjegjësi, tani do shohim nëse do vijnë rezultatet. Që kur De Biazi më mori në staf në Kombëtare, e shikoja që ishin dy botë të ndryshme, të jesh në fushë dhe në stolin e trajnerit.

LARGIMI I DEVOLLIT – Një trajneri duhet t’i jepet kohë. Për 3 javë, ai nuk ka se çfarë të tregojë. Ka bërë një fitore të mirë me Tiranën, dhe ka bërë paraqitje të mirë. Situata nuk është aq alarmante, sa trajneri të shkarkohet, megjithatë nuk më takon ta komentoj.

BESIMI NGA KLUBI – Mua më ndihmon shumë që kam kohë në atë klub, e njoh mirë ambientin. Ndërthurja e lojtarëve, dhe e imja me to, ka të bëjë edhe me momentin që klubi kalon. Kemi ndërtuar një skuadër me elementë të rinj, për të ardhmen, por duke mos hequr dorë nga objektivat, duke marrë edhe senatorët e skuadrës, që janë shtylla jonë.

SHEHI PA PËRVOJË – Objektivat e Skënderbeut, nuk ndryshojnë. Synimi jonë do jetë gjithmonë për lart. E kam thënë, edhe pas Superkupës, duke pasur eksperiencë mbi supe, duke ndenjur edhe 2-3 muaj si pjesë e stafit të Kombëtares, më kanë ndihmuar sado pak. Do të punojmë, edhe me ndihmën e stafit tim. Do bëhet më e lehtë.

MOMENTI I PARË KUR U PËRFOL EMRI JUAJ PËR SKËNDERBEUN – Ka qenë një periudhë e vështirë, kishim besim se do luanim në Champions dhe prisnim vendimin nga CAS. Nuk bëhej fjalë që të merrje drejtimin e skuadrës në ato momente. Duke u konsultuar, duke parë se si do organizoheshim, duke parë edhe lojtarët në kontratë, morëm ato vendime. Pas disa ditëve, presidenti më thërret, dhe më thotë, po sikur ta marrësh ti skuadrën. Kemi besim te aftësitë e tua të menaxhimit të grupit, duke qenë pjesë e vendimeve të marra në stafin e trajnerëve. Aty ma sugjeruan, dhe në 5 ditë, nuk e di a i kam bërë 24 orë gjumë në total. Kam marrë edhe ilaçe. Nuk e prisja aspak. Gjëja e parë, duhej të krijoja stafin. Jam i bindur, se vetëm nuk mund të bësh asgjë.

SITUATA TE TIRANA – Tiranës i duhet një fitore, për të bërë një hap përpara, të ketë një shtysë, për të kaluar këtë situatë, ku nuk ka marrë ende fitoren e parë.

EKIPI ANTI SKËNDERBE – Në këtë kampionat mund të fitosh me të gjitha, dhe të humbësh me të gjitha. Nuk mund të caktoj një ekip. Diferencat janë shumë të vogla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"