Shehi bën heroin, Skënderbeu merr një fitore të vuajtur ndaj Laçit (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2017 | 18:55

Shehi bën heroin, Skënderbeu merr një fitore të vuajtur ndaj Laçit (Video)

Skënderbeu mposhti Laçin në shtëpi me rezultatin 2-1 në sfidën e vlefshme për javën e 5-t të Kategorisë Superiore. Një fitore me shumë vuajtje për skuadrën e Ilir Dajës, me protagonist, portierin Orges Shehi i cili i mohoi golin e barazimit nga pika e bardhë e penalltisë, mesfushorit Ansi Nika në minutën e 84-t.

Pjesa e dyte

 

Korçarët kaluan në avantazh në minutën e 27-t, të ndihmuar nga ish-mbrojtësi Ademir Souza i cili devijoji topin në portën e vetë, pas krosimit të Xhejms.

 

Sk

Në minutën e 58-t Lushkja shtang korçarët duke barazuar shifrat. 17 minuta ka zgjatur baraspesha, pasi në minutën e 75-t ishte Bajram Jashanica, i cili kaloi në avantazh bardhekuqtë, duke goditur saktë me kokë brenda zonës. Me fitoren e sotme, Skënderbeu ruan kryesimin me 13 pikë në 5 ndeshje, ndërsa Laçi zbret në vendin e 6-t në kuotën e 6 pikëve.

 

MINUTE PAS MINUTE

Përfundon takimi, Skënderbeu-Laçi 2-1.

93′ Gripshi nxjerr të lirë sulmuesin Soue, i cilin gjuan por reagon në mënyrë të shkëlqyer Selmani.

90+1′ Gjyqtari akordon 4 minuta shtesë.

90′ Radas provon me një gjuajtje mjeshtërore nga goditja e dënimit, Selmani devijon në korne.

84′ Lushkja pengohet brenda zonës në një dyluftim me Jashanicën, për gjyqtarin ka penallti. Niset Ansi Nika nga pika e bardhë e 11-metërshit, por pret Orges Shehi duke i mohuar golin e barazimit kurbinasve.

82′ Gripshi hedh një top në zonë për Muzakën, por ky i fundit nuk koordinohet siç duhet, duke e nxjerrë topin jashtë kuadratit.

77′ E pabesueshme çfarë humbet Xhejms, me portë të boshatisur, nga 11 metra godet topin jashtë kuadratit.

75′ Gripshi kroson bukur nga këndi, Jashanica kërcen fuqishëm me kokë dhe kalon Skënderbeun në avantazh 2-1 për korçarët.

 

72′ Xhejms humbet një rast mjaft të mirë për Skënderbeun, duke goditur me kokë jashtë kuadratit shumë pranë vijës fatale.

65′ Taku provon me një kthesë të befasishme në hyrje të zonës, gjuajtja përfundon mbi kuadrat.

59′ Lushkja barazon rezultatin duke goditur saktë nga brenda zonës, topi përshënder rrjetët. Skënderbeu-Laçi 1-1.

Laci

46′ Ka nisur pjesa e dytë, Skënderbeu kryen zëvendësimin e parë, largohet Osmani në fushë Jashanica.

Mbyllet pjesa e parë. Skënderbeu-Laçi 1-0.

44′ Mici kroson bukur nga e majta, Soue në afërsi të pikës së penalltisë, nuk arrin ta shtyjë topin në rrjetë.

42′ Dita provon me një gjuajtje të befasishme nga jashtë zonës, topi devijohet në goditje nga këndi për Skënderbeun.

37′ Rast ideal për korçarët, Gjergji Muzaka nuk shërben siç duhet me kokë për Soue i cili ndodhej shumë pranë vijës fatale të portës së Selmanit. Shpëtojnë për mrekulli kurbinasit.

36′ Rexhinaldo provon me një gjuajtje të bukur nga jashtë zonës, topi përfundon ngjitur me shtyllën e majtë të Orges Shehit.

28′ Ish-mbrojtësi brazilian i Skënderbeu, Ademir Soza, shkakton një autogol në portën kurbinase, pas krosimit të Xhejms.1-0 për Skënderbeun. 

Skenderbeu

20′ Minuta të qeta, asnjë rast i rrezikshëm në këtë fragment loje.

10′ Mundësi mjaft e mirë për Skënderbeu, Soue shkëputet bukur nga e djathta dhe lëshon një gjuajtje në cepin e portër, ku ndërhyn aty portieri Selmani i cili e devijon topin në goditje nga këndi.

4′ Taku provon me një goditje të lehtë nga jashtë zonës, topi përfundon në duart e Selmanit.

1′ Ka nisur takimi.

Skënderbeu-Laçi 2-1

Shënues: Ademir Souza (a) 28′, Jashanica 75′ / Regi Lushkja 59′

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Osmani, (Jashanica 46′), Mici, Lilaj, Taku, Dita, (Gripshi 69′), Xhejms, Muzaka, Soue

Trajner: Ilir Daja

Laçi: Selmani, Ademir, Qaqi, Fangaj, Sefgjini, Nika, Gjoni, Bardhi, (Lushkja 46′), Jonuzi, Uzuni, Rexhinaldo.

Trajner: Gentian Mezani

Gjyqtar:Klodian Shahini

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"