Shaqiri vazhdon polemikat pas fitores me Islandën: Goli im për…malësorët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2018 | 13:29

Shaqiri vazhdon polemikat pas fitores me Islandën: Goli im për…malësorët

Zvicra i ka shkaktuar humbjen më të thellë në 17 vitet e fundit Islandës. 6-0 ka qenë rezultati përfundimtar i takimit, i vlefshëm për Ligën e Kombeve. Shaqiri ka realizuar golin e 3-të të takimit.

shaqiri

Pak ditë më parë ai kërkoi ndjesë ndaj “njerëzve që jetojnë në male” për festimin me shqiponjë që bëri në ndeshjen me Serbinë. Deklaratë që shkaktoi polemika. Megjithatë, Shaqiri bën të njëjtën deklaratë pas fitores me Islandën. “Mendoj se më keqkuptoni shpesh. Goli im ishte për malësorët, po, për njerëzit që jetojnë në male”, u shpreh Xherdani. Deklaratë që do të interpretohet gjatë nga mediat zvicerane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"