Shaqiri ndërron skuadër, por jo kampionat, sulmuesi mund  të kalojë te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2019 | 18:08

Shaqiri ndërron skuadër, por jo kampionat, sulmuesi mund  të kalojë te…

Xherdan Shaqiri nuk po kalon një periudhë shumë të mirë te Liverpuli këtë sezon, teksa ka zhvilluar vetëm 3 paraqitje në të gjitha kompeticionet.shaqiri

Sulmuesi nuk është një zgjedhje e parë nga Klop, kjo edhe për shkak të konkurrencës së madhe që ekziston te Liverpuli. Mane, Salah dhe Firminjo, janë titullarët e zgjedhur nga trajneri, me Shaqirin që e di se lufta me këta futbollistë, paraprakisht është e humbur.

Sipas mediave angleze, futbollisti nga Gjilani ka filluar të mendojë largimin nga Liverpuli, në mënyrë që të ketë më shumë minuta në këmbë. Destinacioni i ardhshëm i futbollistit mund të jetë Arsenali, me këta të fundit që po ndjekin me kujdes situatën e Shaqirit te Liverpuli.

Edhe 28-vjeçari e shikon me sy të mirë një kalim të mundshëm te “Topçinjtë”, ku do të gjente edhe dy shqiptarë të tjerë, si Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"