Sfidojnë Tepelenën, flet trajneri i AF Luftëtarit: Transfertë që përcakton shumë, por shkojmë vetëm për tre pikët!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2021 | 12:02

Sfidojnë Tepelenën, flet trajneri i AF Luftëtarit: Transfertë që përcakton shumë, por shkojmë vetëm për tre pikët!

Luftëtari do vetëm fitore në Tepelenë, ndeshje që luhet nesër në “Sabaudin Shehu”. Petraq Meçi beson se kthesa do të vijë pikërisht sot, ndërsa për gazetën thotë:

Luftetari Permeti

“Është një transfertë që përcakton shumë. Jemi të vetëdijshëm për forcën e Tepelenës, por udhëtojmë vetëm për fitore. Pavarësisht dy rezultateve zhgënjyese në javët e fundit, do ia dalim.

Me përjashtim të Shefqet Bonit të skualifikuar, të gjithë lojtarët janë të gatshëm për të luftuar për kthesë”.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"