Sfida ndaj Tomorit në Kupë, Laçi për formalitet kundër beratasve në… Pezë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2021 | 10:07

Sfida ndaj Tomorit në Kupë, Laçi për formalitet kundër beratasve në… Pezë

Laçi luan sot në orën 13:30 ndeshjen e kthimit kundër Tomorit, teksa klubi kurbinas ka zgjedhur kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmes për të zhvilluar këtë takim, duke mos preferuar stadiumin e vet, nisur edhe nga gjendja jo e mirë e fushës në muajt e fundit.

LACI

Sfida e parë në Berat ka përfunduar me fitoren minimale 0-1 të kurbinasve, falë një goli të Ilirid Ademit në pjesën e parë. Trajneri Mirel Josa pritet të hedhë në fushë një formacion të përzier me lojtarë, që janë aktivizuar më pak këtë periudhë dhe një pjese të titullarëve fiks.

Natyrisht rezultati minimal i ndeshjes së parë nuk është se i jep shumë komoditet Laçit për të bërë rrotacion total, por gjithsesi Josa ka kërkuar nga grupi që të vlerësojë në maksimum kundërshtarin.

Tomori është pjesë e Kategorisë së Parë, por mbetet një ekip pretendent për t’u rikthyer në elitë, prandaj dhe në kampin bardhezi duan të shmangin ndonjë surprizë të pakëndshme.

LA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"