Sfida ndaj Granadës, një titullar mban në ankth durrsakët e Edi Martinit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2020 | 18:12

Sfida ndaj Granadës, një titullar mban në ankth durrsakët e Edi Martinit

Blagoja Todorovski mban në ankth Teutën. Pak ditë para përballjes me Granadën, në Durrës nuk janë ende të sigurt nëse do të kenë apo jo nën urdhra mbrojtësin.

Teuta

Lojtari i linjës së djathtë nuk është stërvitur asnjë ditë gjatë javës së fundit, prej një dëmtimi muskulor në gju. Një lloj shprese ekziston për riaftësimin e tij, pasi maqedonasi të paktën ka nisur të vrapojë.

Teuta stervitje

E megjithatë, Edi Martini po mendon edhe për zëvendësuesin e 34-vjeçarit. Trajneri nuk do që t’ia lërë asgjë rastësisë, ndaj po bën prova me Fabian Beqjen në vendin e tij. Skuadra vazhdon të stërvitet me ritëm të lartë në Shijak dhe stafi teknik po mendon edhe për piketimin e 11-shes. Ka shumë të ngjarë që kundër spanjollëve të debutojë në mesfushë edhe Erando Karabeci.

Zamir Qypi – Panoramasport.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"