Sfida ndaj Çelsit, De Ligt: Rinovimi mund të presë, me Juventusin fitoj Champions-in

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2021 | 12:38

Sfida ndaj Çelsit, De Ligt: Rinovimi mund të presë, me Juventusin fitoj Champions-in

Përpara një ndeshjeje të madhe si ajo me Çelsin, Alegri zgjodhi një gjigant përkrah tij në konferencën për shtyp. Matajs de Ligt do të jetë një nga shtyllat për të mbrojtur vendin e parë në grup:

de ligt

“Këto janë ndeshjet që të gjithë e ëndërrojnë që të vegjël. Çelsi është kampioni në fuqi, kanë cilësi të mëdha teknike dhe shumë të egër në sulm. Gjithsesi, ne treguam se mund t’i mposhtim, por për ta bërë këtë duhet të luftojmë të bashkuar.

Ndaj Lacios mendoj se dhamë një provë force nga ana jonë, ndaj në Londër duhet të konfirmohemi. Të luash për Juven do të thotë të jesh gati të vdesësh në fushë për këtë fanellë dhe ne duam ta bëjmë.

Sfida me Lukakun? Romelu është madhështor, i fortë dhe i shpejtë, por nuk është vetëm ai rreziku kryesor. Rinovimi? Ka kohë për të menduar këtë gjë, unë dua të jem i përqendruar te Juvja dhe dua të fitoj Champions-in me këtë fanellë”, tha De Ligt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"