Sfida me Bylisin, Belica në pikëpyetje. Sormani ka gati dy lojtarë të tjerë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2020 | 16:57

Sfida me Bylisin, Belica në pikëpyetje. Sormani ka gati dy lojtarë të tjerë

Mbrojtja ka qenë një nga repartet ku Partizani ka pasur problemet më të mëdha në javët e fundit, kjo për shkak të dëmtimit të disa lojtarëve. Dorjan Kërçiku dhe Amir Bilali ka ditë që e kanë kaluar problemin dhe po stërviten normalisht me grupin.
pjimage
Mospërfshirja e tyre ndaj Laçit ka qenë zgjedhje e trajnerit Sormani, pasi ata i kanë kaluar lëndimet. Kështu që edhe për Bylisin ata janë të gatshëm për stafin. Egzon Belica u dëmtua në ndeshjen me Luftëtarin dhe për këtë shkak ai mungoi ndaj Flamurtarit dhe Laçit.

Situata e mbrojtësit nga Struga është pozitive, por sërish mbetet në dyshim për Bylisin, ku mund të ruhet që të jetë gati për derbin e 10 korrikut ndaj Tiranës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"