Sërish premio, pesë milionë lekë për barazimin ndaj të kuqve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2016 | 9:29

Sërish premio, pesë milionë lekë për barazimin ndaj të kuqve

Lojtarët e Vllaznisë janë mësuar “keq” për sa u përket shpërblimeve, pasi që nga fundi i vitit të shkuar dhe në vijim çdo sukses i skuadrës shkodrane është përkthyer në shpërblime.thesi vllaznia Premiot kanë ardhur si për fitoret, por edhe për barazimet. Kështu që edhe pika që morën dje ndaj Partizanit do të sjellë përfitime financiare për futbollistët shkodranë. Pas ndeshjes, nga burime të ndryshme mësohet se për pikën e marrë ndaj Partizanit skuadra do të shpërblehet me 5 milionë lekë të vjetër.

Duke u nisur nga problematika që doli pas shpërblimit me Skënderbeun, ku fotot e parave u publikuan në media dhe rrjete sociale, duke bërë një figurë jo të mirë, drejtuesit kanë vendosur që premio e akorduar për pikën ndaj të kuqve të shpërndahet ditën e hënë.

Shifra e shpërblimit për barazimin është lënë evazive, por të hënën do të mësohet qartë kur drejtuesit do t’ua shpërndajnë lojtarëve. Premiot e më- parshme janë akorduar nga biznesmenë, dashamirës të Vllaznisë, ndërsa për shpërblimin e fundit ende nuk dihet burimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"