“Seria A pa favoritë, ata si Ibra s’vijnë më”, Klajvert: Në nivel lojtarësh nuk pres surpriza

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2022 | 15:23

“Seria A pa favoritë, ata si Ibra s’vijnë më”, Klajvert: Në nivel lojtarësh nuk pres surpriza

Në Serinë A ka luajtur vetëm një sezon (1997-1998), por tashmë ka dëshirë të rikthehet si trajner. Patrik Klaivert e ka konfirmuar këtë në një intervistë për mediat italiane, teksa nuk ka ngurruar të bëjë edhe një parashikim për kampionatin e sivjetshëm.

Klajver Serie A

“Pres të shoh ndonjë ndeshje që vlen për pikë sepse miqësoret nuk janë pika të mira referimi. Milani, Interi, Juvja dhe Roma më duken në të njëjtin nivel, ndërsa personalisht jam kureshtar për Atalantën. Në nivel lojtarësh nuk pres surpriza. Leao, Lukaku apo Lautaro janë e ardhmja, por në Serinë A do të jetë e vështirë të shohim përsëri një gjigant si Ibrahimoviçi”, deklaroi ish-sulmuesi holandez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"