Sensi: Interi duhet të evitojë gabimet e sezonit të kaluar, ne nuk kemi pse vendosim objektiva

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2020 | 17:36

Sensi: Interi duhet të evitojë gabimet e sezonit të kaluar, ne nuk kemi pse vendosim objektiva

Mesfushori i Interit, Stefano Sensi thotë se skuadra duhet të përmirësohet dhe të evitojë gabimet që i kushtuan shumë zikaltërve sezonin e kaluar. Interi që e mbylli kampionatin vetëm një pikë pas Juventusit kryesues, po përgatitet për ndeshjen e parë në kampionat kundër Fiorentinës.

inter

Sensi i cili vuajti dëmtimet e shumta sezonin e kaluar, tregon se ekipi duhet të punojë shumë, dhe të evitojë gabimet e sezonit të kaluar. “Interi gjithmonë duhet të synojë lart. Ne bëmë gabime sezonin e kaluar dhe ne duhet ti evitojmë këto gabime dhe të përmirësohemi ndeshje pas ndeshje. Ne nuk kemi pse vendosim objektiva, por duhe të punojmë dhe të bëjmë mirë në çdo ndeshje.

Ne nuk duhet të përsërisim gabimet që bëmë vitin e kaluar”, tha Sensi për “Sky Sport Italia”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"