Sekretet e arbitrave, gjyqtari i UEFA-s befason me rrëfimin e tij: Pas Atletiko-Juve festuam me birra në dhomat e zhveshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2020 | 15:42

Sekretet e arbitrave, gjyqtari i UEFA-s befason me rrëfimin e tij: Pas Atletiko-Juve festuam me birra në dhomat e zhveshjes

“Sekretet e arbitrave” vazhdon… UEFA ka nisur prej kohësh prodhimin e një dokumentari lidhur me punën e arbitrave, në të cilin janë protagonistë 16 prej emrave më të njohur në qarkullim për momentin konkrektisht, Çakir (Turqi), Kallum (Skoci), del Serro (Spanjë), Hategan (Rumani), Kaipers (Holandë), Lahoz (Spanjë), Mejden (Skoci), Makelie (Holandë), Marciniak (Poloni), Oliver (Angli), Orsato (Itali), Roki (Itali), Skomina (Slloveni), Tejlor (Angli), Turpë (Francë) dhe Feliks Cvajer (Gjermani). Pikërisht ky i fundit, në një nga episodet e zbardhura nga anglezja “Daily Mail”, tregon lidhjen me VAR-in, tashmë i bërë pjesë shumë e rëndësishme e ndeshjeve, por edhe emocioneve që arbitrat kalojnë.

WOLFSBURG, GERMANY - OCTOBER 04: (BILD ZEITUNG OUT) referee Felix Zwayer looks on prior to the Bundesliga match between VfL Wolfsburg and FC Augsburg at Volkswagen Arena on October 4, 2020 in Wolfsburg, Germany. (Photo by Mario Hommes/DeFodi Images via Getty Images)
“Lumturia pas një paraqitjeje të mirë të bërë nga ne arbitrat është po aq e madhe sa edhe ajo e futbollistëve që fitojnë një sfidë në Ligën e Kampioneve. Menjëherë pas ndeshjeve, edhe ne çlirohemi nga shumë strese, – tregon Cvajer. – Madje nëse doni ta dini, vitin e kaluar, arbitrova një nga ndeshjet më të vështira në karrierë, atë mes Atletikos dhe Juventusit (2-0) në Madrid. Pas atij takimi, në të cilin nuk gabuam asgjë, nuk nguruam që të festonim me nga një birrë në dhomat e zhveshjes, kishte shumë presion. Sa peshon sot VAR-i? Të ndihmon, ndonëse do ju them një sekret: nëse ne arbitrat e fushës thirremi për ta parë një episod në monitor, është me 90 për qind e sigurt se ka prova që kundërshtojnë vendimin që unë mund të kem marrë në fushë. Ndaj në shumicën e rasteve, sa herë që thirresh në monitor, vendimi do ndryshojë”, specifikonte “bilbili” gjerman.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"