Sedorf sfidon Brazilin: Do jetë më e lehtë se me… Malavin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2018 | 13:56

Sedorf sfidon Brazilin: Do jetë më e lehtë se me… Malavin

Brazil-Kamerun, Sedorf sfidon Titen. Në miqësoren e programuar për mbrëmjen e sotme (ora 20:30), “Seleçao”, pas fitores së fundit 1-0 kundër Uruguait, do përpiqet të vazhdojë serinë pozitive në prag të Kupës së Amerikës, ndërsa “Luanët” e ish-lojtarit të Realit, Interit e Milanit për Kupën e Afrikës, që do luhen mes 15 qershorit dhe 15 korrikut të ardhshëm.

 

Kombëtarja latine numëron 6 fitore radhazi në angazhimet pas Botërorit rus, mes së cilave spikasin sukseset kundër Argjentinës dhe përfaqësueses së Oskar Tabarezit disa ditë më parë, të dyja me të njëjtin rezultat; afrikanët, në krahun tjetër, vijnë nga një fitore, një barazim e një humbje në tri ndeshjet e fundit të zhvilluara.

FORMACIONET – Tite mund të aktivizojë nga 1′ mesfushorin Alan pas debutimit pozitiv të këtij të fundit kundër Uruguait. Në të majtë të mbrojtjes Aleks Sandro është favorit kundrejt Felipe Luisit, ndërsa në sulm Riçarlison mendohet të marrë fanellën e titullarit në disfavor të Duglas Kostës.

Sedorf KlajvertPër sa i përket mesfushës, shans edhe për lacialin Uollas në vend të njërit mes Paulinjos e Fabinjos. Sedorf, në krahun tjetër, ka pak dilema dhe në konferencën për shtyp ka ndezur sfidën:

Formacionet

“Me Brazilin do jetë më e lehtë se me Malavin (përfaqësuese, kundër së cilës Kameruni fitoi 1-0 në miqësoren e një muaji më parë) që, me gjithë respektin, ka taktika që s’njohim. Do sulmojmë kur ta kemi ne nën kontroll: ky është futbolli, nuk mund të fshihemi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"