Sebino Plaku drejt largimit nga Llapi, konfirmohen bisedimet me… Flamurtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2019 | 11:31

Sebino Plaku drejt largimit nga Llapi, konfirmohen bisedimet me… Flamurtarin

Sebino Plaku mund të ndërrojë skuadër në merkaton e janarit. Sulmuesi shqiptar është në bisedime me Flamurtarin e Prishtinës, teksa këtë gjë e ka konfirmuar vetë Plaku në një prononcim për “Gazetën Olle”.

75282318_10157615292682243_4292869152936296448_o

“Kemi filluar bisedimet dhe ende jemi duke biseduar për të arritur një marrëveshje, mirëpo njëherë për njëherë nuk mund të them asgjë më shumë”, u shpreh 34-vjeçari.

Plaku është aktualisht pjesë e Llapit, teksa pritet të gjejë gjuhën e përbashkët me drejtuesit, për ta lënë të lirë që të largohet në merkaton e janarit, pasi kontrata e tij përfundon në fund të sezonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"