Sarri e la jashtë, Emre Xhan flet pasi shkëlqeu ndaj PSG-së me Dortmundin: Mos harrojmë se gjithçka vjen nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2020 | 17:24

Sarri e la jashtë, Emre Xhan flet pasi shkëlqeu ndaj PSG-së me Dortmundin: Mos harrojmë se gjithçka vjen nga…

Emre Xhan erdhi në merkaton e janarit nga skuadra e Juventusit pasi ishte jashtë planeve të trajnerit Sarri. Me Dortmundin gjermani luajti ndeshjen e dytë nga minuta e parë.NINTCHDBPICT000563088514-e1582055753811

Performanca e tij ishte me të vërtetë mbresëlënëse, teksa në mesin e fushën dirigjoi lojën e verdhezinjve. “Bëmë një ndeshje të madhe. Komplimente djemve. Nuk është e lehtë të luash ndaj Parisit që ka shumë kampionë në fushë. Sot (dje) treguam se nëse luajmë të bashkuar, mund të mundim këdo në botë.

Performanca ime? Këtë mund ta gjykojnë të tjerët. Unë ndihem shumë mirë fizikisht dhe kjo fitore me siguri do të më ndihmojë edhe moralisht. Të mos harrojmë se gjithçka vjen nga truri”, tha Xhan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"