Santos: Dua të largohemi të urryer, por trofeu të shkojë në Portugali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2016 | 12:48

Santos: Dua të largohemi të urryer, por trofeu të shkojë në Portugali

Fernando Santosit nuk i intereson si do të largohet nga Parisi. Ai e pranon me kënaqësi që Portugalia e tij të shpallet kampione sot në “Stade de France” edhe duke mos fituar, ashtu siç nuk ka bërë në ndeshjet e fazës së grupeve, 1/8-ave dhe çerekfinaleve (me përjashtim të gjysmëfinales ku mundën Uellsin 2-0).

santos

“Kjo është finalja e parë mes Portugalisë dhe Francës dhe unë jam i sigurt se Portugalia do të shkruajë historinë. Skuadra ka pasur gjithnjë besimin për të mbërritur deri në fund. Unë dua që francezët të vazhdojnë të thonë se Portugalia fitoi pa meritë dhe ne të rikthehemi në shtëpi me trofeun”, tha gjatë konferencës për shtyp trajneri i luzitanëve, i cili edhe dilemën e fundit që kishte, atë të aktivizimit të Pepes së dëmtuar, e zgjidhi pozitivisht dhe sot do ta ketë 100% skuadrën në dispozicion.

225911656-64b2b65f-9177-4f31-b5b6-c3f488578cb8

“Jemi një skuadër me një përzierje mes të rinjve dhe eksperiencës. Ne jemi mësuar të fitojmë dhe mendoj se kemi të gjithë stofin për të vazhduar që ta çojmë përpara këtë që po bëjmë”, vijoi tekniku, i cili u ndal edhe te cilësitë e organizatorëve: “Franca i tregoi cilësitë e saj kundër Gjermanisë. Ata e respektuan kundërshtarin dhe fituan me stilin e tyre. Por unë nuk mendoj se Franca do të përdorë të njëjtin plan ndaj nesh. Ata do të luajnë më agresivë në sulm dhe do tentojnë që të na vënë në presion”.

Por e ka Santosi një recetë për të bërë krenare Portugalinë në fund? “Është një ndeshje mes dy skuadrave të shkëlqyera. Puna jonë do jetë që të përqendrohemi të bëjmë mirë atë që duhet të bëjmë dhe strategjia jonë do të jetë të gjejmë një mënyrë për ta fituar finalen”. 61- vjeçari e pranon se favoritë do të jenë pikërisht organizatorët:

fernando santos

“Franca luan në shtëpi, me gjithë potencialin e saj dhe është normale që të etiketohet si favorite. Por ajo që është favorite dhe e fiton trofeun është një tjetër histori. Unë mendoj se skuadra që do të triumfojë në fund do të jetë Portugalia. Edhe ne kemi presion, por presionin më të madh e ka Franca. Një gjë të tillë e kemi vuajtur edhe ne në vitin 2004”. Santos e mbylli me elozhet për trajnerin rival: “Didie Deshamp është një trajner me shumë përvojë, një zotëri i vërtetë i futbollit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"