Sampaoli: Vidalit i pëlqen të pijë alkool, nuk e kontrollon veten

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2017 | 16:04

Sampaoli: Vidalit i pëlqen të pijë alkool, nuk e kontrollon veten

Ish-trajneri i Kilit, Horge Sampaoli, thotë se Arturo Vidal është një rast që i takon ta trajtojnë specialistët mjekësorë. Tashmë trajner i Argjentinës, në një deklaratë ai shprehet se mesfushori i Bajernit, Vidal, pëlqen të pijë alkool dhe se më pas nuk e kontrollon dot veten.

vidal sampaoli

“Një herë po ktheheshim në avion, dhe më kërkoi që të hapte një shishe birrë, që e kishte blerë në aeroport. I thashë jo, sepse kishte dhe njerëz të tjerë në avion. Por më pas e pashë me një shishe uiski, që e kishte marrë nga disa persona të tjerë aty. Ai ka probleme me alkoolin dhe nuk e kontrollon dot”, – deklaroi ish-trajneri i Kilit.

Një ditë më parë, pasi nuk arritën të kualifikoheshin për në Kupën e Botës, edhe bashkëshortja e portierit Klaudio Bravo, pati deklaruar se ekipi i Kilit është një ekip pijanecësh. Vetë Klaudio Bravo po mendon edhe largimin nga kombëtarja, pas dështimit në eliminatore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"