Salah u mbulua nga lazerat, FIFA ndëshkon ashpër Senegalin pas episodeve në ndeshjen kualifikuese të Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2022 | 14:20

Salah u mbulua nga lazerat, FIFA ndëshkon ashpër Senegalin pas episodeve në ndeshjen kualifikuese të Botërorit

FIFA ka marrë një vendim zyrtar lidhur me episode e krijuara nga tifozët në ndeshjen Senegal-Egjipt, e vlefshme për kualifikuese e Botërorit Katar 2022, ku në goditjet e 11-metërshave lojtarët e Egjiptit u mbuluan nga lazerat.

453

Autoriteti më i lart i futbollit botëror ka vendosur një gjobë prej 180 mijë dollarësh kundrejt Federatës Senegaleze të Futbollit, si dhe një paralajmërim për dënim me ndeshja pa tifozë në rast se episode të tilla përsëriten.

Egjipti kërkoi ri-luajtjen e ndeshjes pas episodeve që çuan lojtarët e tyre drejt eliminimit, por FIFA vendosi se një ndëshkim i tillë ishte ai I duhuri në këtë situatë mes dy skuadrave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"