Salah në Madrid, ja oferta marramendëse e “Los Blancos”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2018 | 13:22

Salah në Madrid, ja oferta marramendëse e “Los Blancos”

Duket se Reali i Madridit nuk do të heqi dorë me kollaj nga blerja e lojtarit egjiptian Muhamed Salah. Kartonin e Kejlor Navasit dhe 150 milionë euro, kjo është oferta më e fundit e ekipit spanjoll të cilët e duan me çdo kusht shënuesin e 44 golave në sezonin që lamë pas.

salah-mane

Duke ditur dhe interesimin e Liverpulit për një portier, “Los Blancos” po mundohen që ta joshin me portierin e Kosta Rikës. Reali gjithashtu është në kërkim të një portieri por kjo nuk i bën madrilenët që të heqin dorë nga Salah.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"