Salah mbetet i surprizuar në Dubai, thyhen 2000 pjata për sulmuesin e Liverpulit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2019 | 14:27

Salah mbetet i surprizuar në Dubai, thyhen 2000 pjata për sulmuesin e Liverpulit

Sulmuesi pësoi një dëmtim në ndeshjen e fundit me Liverpulin ndaj Sitit, dhe kjo e ka detyruar atë të qëndrojë larg fushave të blerta, duke mos u grumbulluar me kombëtaren e Egjiptit.salah

Pikërisht këto ditë të rikuperimit, futbollisti ka vendosur t’i kalojë në Dubai, aty ku është përballur me një surprizë të çuditshme.

Një restorant grek i cili ndodhet në qytetin arab, sapo mori vesh se aty do të mbërrinte një nga lojtarët më të mirë, vendosën ta surprizojnë atë. Pjestarët e restorantit, thyen plot 2000 pjata në shenjë nderimi për futbollistin.

Kjo është një traditë e tyre, që gjithmonë kur mbërrijnë njerëz shumë të mëdhenj ose të famshëm, ata thyjnë pjata në mënyrë që të largojnë gjërat e këqija nga ai person, dhe e njëjta gjë ndodhi edhe me sulmuesin.

Salah mbeti i habitur nga kjo, por pasoi kaloi këtë moment, ai kaloi në dhomën e tij i vetëm për tu qetësuar dhe për t’i shijuar këto pushime.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"