“Rumunët do të vuajnë në Shkodër”, rrëfimi special i Kamer Qakës: Luajnë pa presion, s’kanë çfarë të humbasin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 20:49

“Rumunët do të vuajnë në Shkodër”, rrëfimi special i Kamer Qakës: Luajnë pa presion, s’kanë çfarë të humbasin

Ashtu si vitin e kaluar, Universitatea e Krajovës do të përballet me një skuadër shqiptare në Ligën e Konferencës. Lojtari i Kombëtares shqiptare, Kamer Qaka, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur në Rumani me Politehnika Iasi, FCSB (Steau Bukuresht) dhe Universitatea e Krajovë, ka folur për “fanatik.ro” për Vllazninë, kundërshtare e skuadrës rumune në Europë.

gigi-becali-l-a-criticat-pe-kamer-qaka-2-1024x768

Në intervistën e tij, 27-vjeçari paralajmëron Universitaten që nuk do ta ketë të lehtë, pasi Vllaznia luan pa presion. Gjithsesi, ai Krajovën e shikon favorite dhe duke qenë se ka luajtur me ata, shpreson që të kualifikohen.

Si jeni, Kamer?

Jam mirë, tani po luaj në Hungari. Sapo kam ardhur nga stërvitja, kam pasur dy seanca.

A i shikoni ende ndeshjet e Liga 1 në Rumani?

Ndonjëherë shikoj ndeshjet e futbollit në Rumani. Për të qenë i sinqertë, i shikoj të gjitha skuadrat, jo vetëm ato me të cilat kam luajtur. Shikoj ndeshjet e CFR Kluzh, FCSB dhe Universitatea Craiova.

Keni një ekip të preferuar nga Rumania?

Skuadra ime e preferuar nga Rumania është Poli Iasi, edhe pse është në Ligën 2. Mbetet ekipi im i preferuar edhe nëse luan në ligën e 5-të.

Kundërshtari i mundshëm nga Shqipëria për FCSB (Steau Bukuresht) dhe për Universitatean e Krajovës…

E di që Universitatea e Krajovës do të përballet me një ekip nga Shqipëria në Ligën e Konferencave. FCSB mund të luajë kundër një skuadre shqiptare, Partizanit.

Vllaznia është një ekip i mirë, por unë mendoj se Universitatea është favorite për të fituar. Krajova ka lojtarë shumë më të vlefshëm dhe është një ekip me emër më të madh se ata. Megjithatë, nuk do të jetë shumë e lehtë për Universitatean e Krajovës, futbolli mund të jetë i paparashikueshëm.

Qaka-980x509

Cilat janë ndryshimet midis futbollit në Shqipëri dhe në Rumani?

Ka dallime mes skuadrave të mëdha nga Shqipëria dhe Rumania. Shqipëria ka nisur tashmë ndërtimin e stadiumeve moderne dhe investimin në infrastrukturë. Sipas meje, kushtet janë pothuajse të njëjta, por tifozët janë më të shumtë në Rumani. Në klubet më të mëdha në Rumani ka kushte shumë të mira. Ekipet si Universitatea e Krajovës dhe Steau Bukuresht u ofrojnë të gjitha kushtet e nevojshme.

Keni mbetur me kujtime të këndshme nga periudha në të cilën luajtët në Rumani?

Kam kujtime të bukura për të gjitha klubet me të cilat kam luajtur. E vlerësova kohën e kaluar në FCSB, edhe pse nuk kalova shumë kohë atje. Më pëlqeu gjithashtu të luaja për Universitatean e Krajovës. Jam i lumtur që kam mundur të luaj në këto klube. Nuk kam kujtime të pakëndshme nga koha kur luajta në Rumani.

A mund t’i krijojë probleme Vllaznia Universitateas së Krajovës?

Vllaznia ka dy-tre lojtarë shumë të mirë, të cilët mund të krijojnë probleme nëse Krajova u ofron hapësirë të mjaftueshme. Ata do të përpiqen të luajnë mirë me Universitatean. Si çdo skuadër në Shqipëri, edhe Vllaznia do të mundohet të ketë një zotërim më të madh gjatë ndeshjes. Ata nuk do të luajnë me topa të gjatë. Siç e thashë edhe më parë, mendoj se Universitatea e Krajovës do ta fitojë këtë ndeshje.

Cilët janë futbollistët më të mirë të Vllaznisë?

Është e vështirë të thuash se cilët janë lojtarët, që mund t’i hapin probleme Universitateas. Unë njoh disa lojtarë atje dhe nëse them vetëm tre, pjesa tjetër do të zemërohet me mua.

A do të jetë një ndeshje e vështirë për Krajovën?

Vllaznia do të luajë pa presion, sepse nuk ka çfarë të humbasë. Ata do të përpiqen të luajnë me shpresën se Universitatea do të trembet dhe do të tërhiqet në mbrojtje. Shqiptarët do të përpiqen të luajnë futboll, sepse nuk kanë çfarë të humbasin.

Vllaznia u kualifikua në turin e dytë të Ligës së Konferencave, pas fitores në Kupën e Shqipërisë. Pikërisht përballë skuadrës që eliminoi Universitatean e Krajovës sezonin e kaluar, Laçi…

Vllaznia ka pothuajse të njëjtën vlerë me Laçin. E di që Universitatea u eliminua nga Laçi sezonin e kaluar. Vllaznia është një ekip me vlerë të afërt për ta.

qaka55

A kanë shqiptarët shumë tifozë dhe a mund të krahasohen me ata të Krajovës?

Universitatea e Krajovës ka një audiencë më të fortë. Kur Krajova do të luajë në Shqipëri, shumë tifozë do të vijnë për të parë ndeshjen, jam i sigurt për këtë.

Çfarë mesazhi keni për ish-kolegët tuaj nga Universitatea e Krajovës?

U uroj fat ish-kolegëve të mi nga Universitatea, shpresoj që të luajnë mirë. Jam i ndarë mes dy skuadrave, por kam luajtur në Krajova dhe shpresoj që të kualifikohen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"