Rumenige: Vetëm ne e mundim Realin, tifozët e Bajernit si në parajsë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2018 | 19:25

Rumenige: Vetëm ne e mundim Realin, tifozët e Bajernit si në parajsë

Pas një triumfi mbresëlënës në Kupën e Gjermanisë ndaj Leverkusenit, ku Bajerni fitoi me rezultatin tenistik 2-6, shefi i bordit të bavarezëve, Karl Hainc Rumenige, do të sigurojë edhe trofeun e tretë. Ai bëri i një deklaratë të qartë dhe direkte rivalit të ardhshëm, Reali i Madridit. Pas ndeshjes ndaj Leverkusenit, ai tha:

Rumenige

“Duhet të mbajmë lart përqendrimin deri në prag të ndeshjes ndaj Realit të mërkurën. Në qoftë se ka një skuadër që mund të mposhtë madrilenët, atëherë është ky është Bajern”. Fjalë të qarta në drejtim të Spanjës nga Rumenige, i cili duket se nuk i trembet aspak skuadrës së Zidanit. Ai gjithashtu foli edhe për ndeshjen e fituar ndaj “Aspirinave”. “Demonstruam një futboll shumë kualitativ, skuadra tregoi aftësitë e saj.

Të jesh tifoz i Bajernit të Mynihut në këto kohë, është njësoj sikur të jesh në parajsë. Skuadra ka të gjitha kualitetet për të fituar çdo ndeshje ndaj kujtdo”. Ndërkohë, Rumenige nuk i shpëtoi pyetjes për portierin e skuadrës, Sven Ulriash. “Sven po bën një sezon fantastik. Që pas dëmtimit të Nojerit, ai ka qenë një siguri në portën tonë. Nuk dua t’i jap këshilla Joahim Lëvit, ai e di se çfarë është më mirë për skuadrën kombëtare, pasi ka kohë që e drejton me sukses atë.

Rumenige

Por shpresoj që Sven të jetë në skuadrën e Botërorit. Do të ishte fantastike, pasi ka zhvilluar një sezon perfekt”. Më pas, ish-lojtari i Bajernit në vitet 74-84 foli dhe për trajnerin Jup Hejknes. “Jup ka bërë një punë të shkëlqyer që në momentin kur mori ekipin në një formë jo shumë optimale. E pashë që ishte i kënaqur pas takimit ndaj Leverkusenit dhe kjo është më se e kuptueshme. Skuadra luan ashtu siç do ai, e disiplinuar dhe e vendosur mirë taktikisht.

Ai donte të shkonte në Berlin dhe ia arriti qëllimit. Tani do të kemi mundësinë të fokusohemi totalisht për ndeshjen e Realit javën e ardhshme. Kemi shanset tona dhe këtë do ta tregojmë në fushën e lojës ndaj një kundërshtari që ka eliminuar disa nga skuadrat më favorite të kompeticionit”, përfundoi Rumenige. Ai së bashku me Uli Hënesin po bëjnë vërtet një punë impresionuese te skuadra bavareze. Dhe tani më shumë se kurrë mund të përsërisin sërish suksesin e sezonit 2021-2013, kur fituan tripletën.

rumenige

Dhe pikërisht trajneri aktual, arkitekti i atij Bajernit që fitoi gjithçka, Hejnkes, pati krijuar si atëherë edhe tani një skuadër që luan një futboll të thjeshtë, por efektiv duke mos iu trembur asnjë kundërshtari. Dhe si për koincidencë, në finale ata u ndeshën me skuadrën rivale në Bundesligë, Borusian e Dortmundit.

Ndeshja përfundoi 2-1 për bavarezët, me Arjen Roben që shënoi në minutat e fundit golin e fitores. Muaji prill është sprinti final për skuadrën e Hejnkesit, që do të largohet në fund të sezonit për t’i lënë vendin një tjetër ish-bavarezi, kroatit Niko Kovaç, i cili aktualisht drejton skuadrën e Frankfurtit, me të cilën pretendon të shkojë në kompeticionet europiane me anë të Kupës ose vendit të katërt dhe të pestë në kampionat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"