Rumenige: Leva s’shkon te Reali, ja kë duam trajner pas largimit të Hejnkes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2018 | 13:48

Rumenige: Leva s’shkon te Reali, ja kë duam trajner pas largimit të Hejnkes

Uli Hënes dhe KarlHainc Rumenige më në fund u dorë- zuan. Jup Hejnkes nuk do të jetë më në stolin e kampionëve të Gjermanisë pas këtij sezoni. Një gjë të tillë e konfirmoi vetë shefi i bordit të Bajernit gjatë një interviste për “Sky”, pak çaste përpara startit të ndeshjes Bajern-Dortmund. Nuk ishte lajmi më i mirë që tifozët e Bajernit prisnin, por ata ishin përgatitur prej kohësh për këtë.

rumenige hejnkes

I refuzoi Tuhel – Kalle konfirmoi edhe kontaktin e Bajernit me Tomas Tuhelin (ish-trajnerin e Borusias së Dortmundit) për të zëvendësuar 72- vjeçarin në fund të sezonit. 44- vjeçari përflitet se ka një akord me PSG-në dhe “Bild” raportoi pak ditë më parë se i kishte thënë Salihamixhiçit që kampionët e Gjermanisë ishin kujtuar vonë.

Hejnkes dhe Tuhel

“Drejtori ynë sportiv, Hasan Salihamixhiç, ka qenë në bisedime me trajnerë të ndryshëm, përfshirë edhe Tuhelin, i cili e lajmëroi se ai kishte firmosur me një tjetër klub. Por nuk është problem për ne. Ne jemi të qetë. Ne duam një trajner gjermanishtfolës. I tillë do të jetë. Hejnkes do të tërhiqet në fund të sezonit. Kjo është dëshira e tij. Trajnerin e ri do ta prezantojmë maksimumi në fund të muajit prill”. Por Lotar Mateus mendon se e di cili do të jetë trajneri i ri: “Do të jetë Niko Kovaç”.

Rumenige

Levandovski – Karl-Hainc Rumenige e ka përsëritur për të disatën herë se Robert Levandovski nuk do të largohet drejt Realit këtë verë. Madje në daljen e fundit publike për “Sky”, shefi i bordit të Bajernit, i sfidoi të gjithë, duke vendosur edhe një bast: “Ai do të luajë me siguri sezonin e ardhshëm te Bajerni i Mynihut dhe për këtë do të vija me kënaqësi edhe një bast”.

Hejnkes-Leva

Mediat spanjolle kanë raportuar ditët e fundit se polaku ka dorëzuar një kërkesë transferimi, pavarësisht kontratës deri në vitin 2021, por Rumenige thotë se drejtuesit e Realit, me të cilët gëzon një raport të shkëlqyer institucional, deri tani nuk i kanë folur për një interesim për 29-vjeçarin.

Përgatiti: Androkli Dralo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"