Rumania dhe Zvicra ndahen në “paqe”, helvetët kryesojnë grupin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2016 | 19:55

Rumania dhe Zvicra ndahen në “paqe”, helvetët kryesojnë grupin

UPDATE/ Rumania dhe Zvicra e mbyllën në barazim takimin e dytë të Grupit A. Ndeshja e luajtur pasditen e së mërkurës në Paris përfundoi me rezultatin 1-1. Fillimisht rumunët kaluan në avantazh në pjesën e parë me një 11-metërsh, ndërsa ‘helvetët’ barazuan shifrat me fillimin e pjesës së dytë..

181942248-f87b4fb1-aa61-4712-94ab-2c23dd877596

Me këtë barazim Rumania ndodhet në vendin e parafundit me 1 pikë, ndërsa Zvicra ngjitet përkohësisht në krye të Grupit A me 4 pikë.

Pjesa e parë:

Rumania e mbylli në avantazh të një goli pjesën e parë ndaj Zvicrës. Helvetët humbën disa raste në zonën kundërshtare, ndërsa Rumania nuk fali në rastin e parë. Bogdan Staku kaloi ekipin e tij në avantazh pas ekzekutimit të një 11-metërshi në minutën e 18′ të pjesës së parë.

Rumania vjen në këtë sfidë pas humbjes 1-2 me Francën në takimin e parë që çeli “Euro 2016”, ndërsa Zvicra pas fitores që mori ndaj Shqipërisë të shtunën e kaluar me rezultatin 0-1.

Takimi tjetër për Grupit A mes Francës dhe Shqipërisë do të luhet sot në mbrëmjen në orën 21:00 në Marsejë.

13445951_1197139120305419_684565011_o

Rezultati final:
Rumani-Zvicër 1-0
Gol: Stanku 18’/ Mehmedi 57′

13446307_1197164510302880_1266901240_o

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"