Rrotacion dhe mungesa, ja formacionet e mundshme në Apolonia-Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 9:18

Rrotacion dhe mungesa, ja formacionet e mundshme në Apolonia-Vllaznia

Me vetëm 48 orë në dispozicion për të përgatitur ndeshjen ndaj Apolonisë, trajneri Tomas Brdariç mendon të bëjë ndryshime në formacioni. Në letër duket një përballje e lehtë, por stafi teknik dhe vetë lojtarët nuk e shohin si të tillë.

apolonia vllaznia

Megjithatë, nisur edhe nga ngarkesa që kanë patur lojtarët në përballjen ndaj Laçit, nuk përjashtohet mundësia që për takimin e së dielës në Fier, Brdariç të bëjë 2-3 lëvizje në formacion. Kjo, nisur edhe nga alternativat që ka në skuadër, ku dihet se në përballjen e fundit nuk u aktivizuan lojtarë si Imeri, që është një pikë e fortë e kuqebluve apo edhe Kalaja e Elom. Ndaj Laçit pak minuta u aktivizuan Kruja, Kaleziç e Cise, që kanë qenë pjesë e formacionit.

Apolonia vjen në këtë takim veç të pezulluarve Mehmeti, Ejoh, Krasniqi dhe Zaimaj, Kamarata nuk do të ketë në dispozicion edhe mbrojtësin shkodran, Serjan Repaj, i cili plotësoi numrin katër të kartonëve të verdhë në ndeshjen me Teutën. Pjesa tjetër është OK.

ap

v ll

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"