Rregullat e reja të UEFA-s, klubet shqiptare rrezikojnë shumë në Europë. Humbet ndeshjen në tavolinë skuadra që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2020 | 23:40

Rregullat e reja të UEFA-s, klubet shqiptare rrezikojnë shumë në Europë. Humbet ndeshjen në tavolinë skuadra që…

UEFA ka miratuar një rregullore shtesë sa u përket ndeshjeve për fazën kualifikuese dhe “play off” në kompeticionet europiane. E gjithë kjo për shkak të pandemisë së “COVID-19”. Rrjedhimisht, katër klubet shqiptare që marrin pjesë duhet të respektojnë në mënyrë rigoroze orientimet e UEFA-s, pasi në të kundërt, rrezikojnë që të humbin ndeshjet në tavolinë. “Panorama Sport” ka zbardhur të gjithë rregulloren e re (Shtojca I), pasi duhet pasur kujdes sa u përket masave kufizuese që aplikojnë vende të ndryshme, mënyrës se si përcaktohet fusha ku do të luhet, problemet me udhëtimet, si dhe zgjidhja që ofrohet në rast se një ose më shumë lojtarë të skuadrës rezultojnë të prekur nga Koronavirusi.koronsa

Klubet shqiptare ndodhen mes dy situatave paradoksale:

1) Kanë avantazhin që Shqipëria është zonë e gjelbër sa u përket hyrje-daljeve dhe kjo mund t’i favorizojë që të luajnë në shtëpi.

2) Janë në disavantazh në raport me shumë vende europiane, që e kanë përqindjen e infeksionit për 1 mijë banorë më të ulët se Shqipëria. Megjithatë, vendimin përfundimtar për fushën se ku do të luhet ndeshja do ta marrë UEFA.

JA RREGULLORJA E PLOTË E MIRATUAR NGA UEFA: Shtojca I – Rregulla të veçanta, të zbatueshme për fazën kualifikuese dhe “play off” për shkak të “COVID-19”

Vendi dhe kufizimet për vendin

I.1.1 UEFA do të publikojë para çdo shorti listën e kufizimeve të udhëtimit midis vendeve, p.sh., mbylljet e kufijve dhe kërkesat për karantinë. Deri në orën 24:00 (ora e Europës Qendrore), dy ditë përpara shortit përkatës, klubet duhet – pas konsultimit me federatën e tyre përkatëse të futbollit dhe autoritetet kombëtare / lokale – të informojnë me shkrim administratën e UEFA-s nëse këto kufizime të bëra publike janë në fuqi, ose nëse kufizime të tjera të panjohura më parë janë vendosur nga autoritetet e tyre respektive kombëtare / lokale, të cilat do të ndikonin në udhëtimet e klubeve. Në mungesë të ndonjë informacioni nga klubi në fjalë, lista e publikuar nga UEFA do të konsiderohet përfundimtare.

I.1.2 Nëse një klub nuk arrin të informojë administratën e UEFA-s brenda orës 24:00 (OEQ), dy ditë përpara shortit përkatës të çfarëdo kufizimesh ekzistuese, përveç atyre publikuara nga UEFA, në përputhje me paragrafin I.1.1 që ndikojnë në organizimin e ndeshjes dhe si pasojë ndeshja nuk mund të zhvillohet, klubi në fjalë do të mbajë përgjegjësi për moszhvillimin e ndeshjes dhe ndeshja do të vendoset në tavolinë si humbje 3-0 e klubit në fjalë nga Trupi i Kontrolli, Etikës dhe Disiplinës në UEFA.

I.1.3 Si rregull, ndeshjet do të luhen në vendin e miratuar nga UEFA të klubit pritës. Bazuar në informacionin mbi kufizimet e siguruara nga klubet në përputhje me paragrafin I.1.1, brenda 24 orëve pas shortit në fjalë ose 24 orë pas kualifikimit të klubit në raundin përkatës:

(i) Në rast se nuk zbatohen kufizime për ndeshjen, klubi vendës duhet t’i konfirmojë me shkrim administratës së UEFA-s dhe klubit kundërshtar vendin, datën dhe orën e fillimit të ndeshjes.

(ii) Nëse kufizimet e vendosura nga autoritetet kombëtare / lokale të vendit të klubit vendës vlejnë për klubin mik, klubi vendës duhet të propozojë një vend të përshtatshëm alternativ, i cili mund të jetë në një vend neutral (brenda territorit të një federate anëtare të UEFA-s), që do të lejonte që ndeshja të zhvillohej pa asnjë kufizim për të dy klubet. Nëse klubi vendës nuk arrin të propozojë një alternativë të tillë të përshtatshme, klubi në fjalë do të konsiderohet përgjegjës për ndeshjen që nuk zhvillohet dhe ndeshja do të vendoset në tavolinë si humbje 3-0 e klubit vendës nga Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës në UEFA.

TIRANA KUKESI

(III) Nëse kufizimet e vendosura nga autoritetet kombëtare / lokale të klubit të vendit vizitor ndikojnë në udhëtimin e klubit mik në luajtjen e ndeshjes ose kthimin e tij në shtëpi pas ndeshjes, atëherë klubi vendës duhet të propozojë një vend të përshtatshëm alternativ, i cili mund të jetë në një vend neutral (brenda territorit të një federate anëtare të UEFA-s), që do të lejojë zhvillimin e ndeshjes dhe nuk do t’i shkaktojë klubit vizitor asnjë kufizim në secilin drejtim udhëtimi. Nëse klubi vendës nuk arrin që të propozojë një alternativë të tillë për përshtatshme, vendimin përfundimtar për vendin e ndeshjes do ta marrë administrata e UEFA-s. Klubi vendës do të mbetet përgjegjës për organizimin e ndeshjes dhe të dy klubet do të ndajnë kostot përkatëse në mënyrë të barabartë. Cilido klub që refuzon të marrë pjesë në ndeshje, ajo do të vendoset në tavolinë si humbje 3-0 e klubit që refuzon të luajë nga Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës në UEFA.

I.1.4 Nëse, sipas opinionit të administratës së UEFA-s, informacioni i dhënë nga klubet për kufizimet e vendosura nga autoritetet e tyre kombëtare / lokale (në përputhje me paragrafin I.1.1) nuk është i saktë ose është i pamjaftueshëm, ose kufizimet nuk janë të mjaftueshme për të kërkuar riorganizimin e ndeshjes në një vend neutral (brenda territorit të një federate anëtare të UEFA-s), administrata e UEFA-s do të marrë vendimin final të vendit të ndeshjes. Klubi vendës do të mbetet përgjegjës për organizimin e ndeshjes dhe të gjitha kostot e saj. Nëse ndonjë nga klubet refuzon të marrë pjesë në ndeshje, ai do të konsiderohet përgjegjës për moszhvillimin e ndeshjes dhe ndeshja do të vendoset në tavolinë si humbje 3-0 e klubit që refuzon të luajë nga Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës në UEFA.

I.1.5 Në të gjitha rastet, pas hedhjes së shortit përkatës ose pas kualifikimit të klubit (klubeve) për raundin tjetër, klubet mund të bien dakord – në varësi të miratimit të UEFA-s – për një ndryshim të vendit ose në një vend neutral (brenda territorit të një federate anëtare të UEFAs), me kusht që të mos ketë kufizime, dhe asnjë ndeshje në qytet apo stadium të ketë përplasje me ndeshjet e tjera të UEFA-s.

I.1.6 Nëse kufizimet e vendosura nga autoritetet kombëtare / lokale të secilit klub administrata e UEFA-s do të njoftohet nga klubi përkatës pas afateve të paracaktuara në paragrafin I.1.1, atëherë ato nuk do të merren parasysh. Në raste të tilla, klubi të cilit autoritetet kombëtare / lokale i kanë vendosur kufizimet që parandalojnë ndeshjen të zhvillohet ashtu siç është planifikuar, ai do të konsiderohet përgjegjës dhe ndeshja do të vendoset në tavolinë si humbje 3-0 e klubit përkatës nga Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës në UEFA.

I.1.7 Nëse në ndonjë prej rasteve të lartpërmendura të dy klubet refuzojnë të luajnë ose të dy janë përgjegjës për moszhvillimin e ndeshjes, Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës në UEFA i skualifikon klubet në fjalë nga sezoni 2020/’21 i Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës.

KORONA

1.2 TESTIMI DHE LOJTARËT E LIGJSHËM

I.2.1 Nëse një ose më shumë lojtarë ose zyrtarë të një klubi testohen pozitivë për “COVID-19” në testet e kërkuara nga Protokolli “Rikthim në Lojë” i UEFA-s, ndeshja do të zhvillohet ashtu sipas axhendës, përveçse kur autoritetet kombëtare/ lokale të njërit ose të dy klubeve të përfshira ose të vendit ku do të zhvillohet ndeshja (në rast të një vendi neutral) kërkojnë që një grup i madh lojtarësh ose e gjithë skuadra të hyjë në karantinë. Nëse të paktën 13 lojtarë të regjistruar në listën A (përfshirë të paktën një portier) janë në dispozicion, ndeshja duhet të vazhdojë më tej sipas datës së planifikuar. Nëse më pak se 13 lojtarë të regjistruar në listën A ose asnjë portier i regjistruar nuk janë në dispozicion, UEFA mund të lejojë një riorganizim të ndeshjes brenda afateve të përcaktuara në paragrafin

I.3.1, nëse autoriteti përkatës kombëtar / lokal kërkon teste të reja për të lejuar një numër të mjaftueshëm lojtarësh (të paktën 13 përfshirë të paktën një portier) për të marrë pjesë në ndeshje. Përndryshe, klubi mund të rreshtojë në fushë lojtarët të cilët nuk janë regjistruar në UEFA brenda afateve të përcaktuara në rregulloren aktuale, me kusht që këta lojtarë (i) të jenë regjistruar në federatën e tyre kombëtare për të luajtur për klubin në fjalë në përputhje me rregullat e vetë federatës dhe ato të FIFA-s dhe (ii) të jenë testuar negativë në përputhje me Protokollin e UEFAs “Rikthim në Lojë”. Nëse nuk është e mundur të riorganizohet ndeshja në përputhje me afatet e përcaktuara në paragrafin

I.3.2, klubi që nuk mund të luajë ndeshjen do të mbahet përgjegjës për ndeshjen që nuk zhvillohet dhe ndeshja do të vendoset në tavolinë si humbje 3-0 e klubit në fjalë nga Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës në UEFA.

ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"