Rrëfimi i kapitenit Mihani: Besa meriton elitën, në Lezhë për të siguruar fitoren e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2017 | 16:32

Rrëfimi i kapitenit Mihani: Besa meriton elitën, në Lezhë për të siguruar fitoren e radhës

Besa ka vijuar nor malisht stërvitjet duke mos pushuar as të hënën. Kujtojmë se verdhezinjtë fituan të dielën ndaj Dinamos ndeshjen e parë të kampionatit. Kavajasit e dominuan atë takim dhe fituan lehtësisht 2-0 me gola të Dervishit dhe të kapitenit Meglid Mihani.

Besa

I vetmi shqetësim ka qenë stërvitja jashtë grupit dy ditë e Denis Bibës që vuajti një dëmtim të lehtë. E gjithë pjesa tjetër me Mario Morinën gjithashtu ishte e gjitha nën urdhrat e trajnerit Bledar Sinella.

Nuk dihet nëse ndaj Besëlidhjes do të mund të luajë edhe Morina. Ai do të udhëtojë me ekipin, por mbetet për t’u parë nëse do të hidhet në fushë ose jo.

MIHANI

Kapiteni Meglid Mihani, që shënoi atë eurogol ndaj Dinamos, duket do ta udhëheqë Besën edhe në transfertën e vështirë në Lezhë. “Nga dita në ditë, grupi po kolaudohet në lojën e tij. Luajnë bashkë për herë të parë, madje disa e kanë për herë të parë edhe pjesëmarrjen në Kategorinë e Parë.

Mihani

Në këto kushte barra kryesore bie mbi ne stekat e vjetra që të marrim përsipër udhëheqjen e grupit. Jemi disa lojtarë kavajas që na djeg lëkura për këtë fanellë  duke nisur nga unë e me radhë Kaja, Hoxha, Perja, Biba, Brahimaj, Hoxha, Cara, Çehaka e të tjerë.

Me këtë nuk dua të nënvlerësoj aspak lojtarët jabanxhinj duke nisur nga portieri Kaloshi e përfunduar në sulm me Kaloshin tjetër. Personalisht, ndihem optimist kur shikoj grupin, por pajtohem me trajnerin Sinella se edhe ne kemi për të korrigjuar”, u shpreh fillimisht kapiteni i Besës. Më tej, në lidhje me sfidën ndaj Besëlidhjes, Mihani shprehet:

“Besëlidhja këto vitet e fundit ka qenë kandidatja kryesore për kthimin në Superiore. Me sa di, ka ruajtur mjaft lojtarë nga sezoni i kaluar. Barazimi me Tërbunin nuk do të thotë asgjë, prandaj për ne mbetet një transfertë e vështirë ku do kërkojmë fitoren”, përfundoi Mihani.

FERIZ FERIZAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"