Rrëfehet Fushtar: Do shkoja te Partizani, Perisiçin e kam mik të ngushtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2018 | 10:33

Rrëfehet Fushtar: Do shkoja te Partizani, Perisiçin e kam mik të ngushtë

Prapaskena e zbuluar nga “Panorama Sport” për dëmshpërblimin prej 20 mijë eurosh që mbrojtësi Ivan Fushtar bëri ndaj Kamzës, është konfirmuar dje për gazetën edhe nga vetë lojtari kroat, i cili aktualisht është pjesë e klubit Al Arabi në Katar.

Fushtar

Gazeta kishte mësuar ekskluzivisht se për të bërë pagesën te Kamza, Fushtar ishte ndihmuar nga ylli kroat i Interit, Ivan Perisiç. Vetë mbrojtësi tregon për miqësinë që ka me Perisiçin, ndërsa zbulon se ishte përgatitur për të shkuar te Partizani në janar.

“Po, është e vërtetë që kam paguar 20 mijë euro për të marrë kartonin nga klubi i Kamzës. Sa i përket asaj që keni shkruar për Perisiçin, mund t’ju konfirmoj se e kam mik të ngushtë prej vitesh. Gjithsesi, nuk është e rëndësishme të them tani se kush e ka paguar dëmshpërblimin tim. Thjesht, unë duhet të jepja atë shumë parash për të vijuar karrierën në Katar.”

Fushtar

“Në fakt, për t’u treguar i sinqertë, isha përgatitur për të shkuar te Partizani, por fati e deshi të siguroja një kontratë shumë më të mirë te klubi Al Arabi në Katar, ku si trajner është një bashkëkombësi im. Tani jam i lumtur që kam firmosur me këtë skuadër. Pak ditë më parë bëra edhe debutimin dhe gjithçka po shkon mirë”, deklaroi dje Fushtar.

Ndërkohë, në fundvitin e kaluar kroati u bë çështje te Kamza, teksa kërkoi me ngulm largimin, në një kohë që kishte arritur akordin me Partizanin. Gjithsesi, mbrojtësi përfundoi në kontinentin aziatik

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"