Rraklli: Do të shmangim fundin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2014 | 12:44

Rraklli: Do të shmangim fundin

Rraklli AltinKombëtarja shqiptare e futbollit për femra luan sot në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit, në orën 18:00, ndeshjen me Portugalinë të vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror. Për trajnerin e skuadrës Altin Rraklli, takimi ka shumë rëndësi, sepse një rezultat pozitiv do të përmbushte objektivin. “Ne kemi kohë që përgatitemi. E kemi ndeshjen me të rëndësishme, sepse me një rezultat pozitiv do të shmangim vendin e fundit. Ne jemi të parafundit pas ndeshjes me Greqinë dhe duam ta mbrojmë këtë pozicion. Portugalia është e konsoliduar në futbollin e femrave, por ne do të japim më të mirën e mundshme për të realizuar objektivin që kemi si ekip dhe si federatë”, – u shpreh trajneri Rraklli. “Unë dua t’i falënderoj të gjithë, klubet e Lushnjës dhe të Fierit që na afruan këto fusha shumë të mira, FSHF-në për mbështetjen dhe hotel ‘Adma’ për kushtet e akomodimit. Shpresoj që tifozët të na mbështesin nga e gjithë treva e Myzeqesë. Ne e kërkuam ndeshjen në Fier edhe për tifozët pasionantë që ka Myzeqeja”. Ndërsa mesfushorja Aurora Seranaj, njëherësh kapitene e kuqezinjve, e cila luan me Honvendin e Budapestit, tha për “Panorama Sport” se vajzat do të japin maksimumin. “Ekipi është i plotë pa mungesa. Vajzat janë tepër aktive. Shpresojmë shumë dhe do të mundohemi të japim maksimumin”, u shpreh kapitenia Seranaj. Për të testuar skuadrën dhe për të nxjerrë në pah më mirë cilësitë e lojtareve, ekipi zhvilloi edhe një miqësore me ekipin U-19 të femrave, e mbyllur me rezultatin 1-0 në favor të skuadrës së parë. Ndërkohë kombëtarja e femrave u prit në prag të ndeshjes me Portugalinë nga kryetari i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj.
ALBAN ALUSHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"