Ronaldo nuk lë Mesin t’i arratiset, të dy do barazojnë rekordin e Kupës së Botës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2022 | 23:41

Ronaldo nuk lë Mesin t’i arratiset, të dy do barazojnë rekordin e Kupës së Botës

Çfarë bën Mesi, sigurisht që e bën edhe Ronaldo. Futbollisti portugez ka arritur sot të sigurojë me përfaqësuesen e tij kualifikimin në Kampionatin Botëror dhe do të udhëtojë drejt Katarit në këtë fundviti për të tentuar për herë të pestë në karrierën e tij të fitojë Kupën e Botës.

maxresdefault

Një arritje e cila ashtu si e Mesit, barazon rekordin për më shumë prani në një eveniment të tillë. Më parë, vetëm tre lojtarë ia kishin dalë ta bënin realitet praninë në 5 Botërorë me përfaqësueset përkatëse. Meksikanët Antonio Karbahal dhe Rafael Markez, si dhe legjenda gjermane Lotar Mateus, ishin ata që kishin shkelur në fushën e lojës në 5 Botërorë të ndryshëm.

Tani Mesi dhe Ronaldo do të kenë mundësinë që të barazojnë shifrat historike në këtë fundviti në Katar, e sidomos të tentojnë që të sigurojnë një nga të paktët trofe i cili deri tani u ka ikur nga duart.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"