Rojs tregon prapaskenat: Si Hejnkes tentoi të më bindë për Bajernin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2020 | 23:52

Rojs tregon prapaskenat: Si Hejnkes tentoi të më bindë për Bajernin

Marko Rojs te Bajerni i Mynihut ka qenë një temë e nxehtë për shumë vite. Kapiteni i Borusias së Dortmundit është kërkuar nga bavarezët për një kohë të gjatë por ky i fundit ka rezistuar duke qëndruar me verdhezinjtë. Në një intervistë për mediat gjermane, Rojs ka pranuar kontaktet me kampionët e Gjermanisë në kohën kur trajner ishte Jup Hejnkes. “Bajerni donte të firmoste me mua para se të vija në Dortmund.

rOJS

Kam pasur kontakte me Jup Hejnkes dhe ai është munduar të më bindë. E vlerësoj si njeri dhe si trajner. Folëm gjatë për futbollin por në fund nuk u binda. Pishman? Jo, kurrë. Jam i lumtur në Dortmund dhe dua të qëndroj gjatë këtu. Edhe pse mund të kisha zgjedhur Bajernin për të fituar, mendoj se do të jetë më bukur nëse do ta bëja këtu”, tha kapiteni i Borusias së Dortmundit.

Kujtojmë se edhe para dy sezonesh, Rojs ishte pranë Bajernit, por që në fund, Borusia vendosi të mos transferonte më asnjë lojtar në Mynih pa lejen e klubit. Kjo për të parandaluar largimet e shumta që kanë ndodhur në aksin Dortmund-Mynih në dekadën e fundit. Kujtojmë se Robert Levandovski, Mario Gëce dhe Mats Humels janë disa prej futbollistëve që kanë lënë Dortmundin për kampionët e Gjermanisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"