Rodrigo flet për duelin me Sitin: Do të jetë ndeshje e vështirë si gjithmonë, por Reali është gati

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2024 | 12:26

Rodrigo flet për duelin me Sitin: Do të jetë ndeshje e vështirë si gjithmonë, por Reali është gati

Sulmuesi i Real Madridit, Rodrigo, foli për mediat zyrtare të klubit pas suksesit në shtëpi kundër Atletik Bilbaos.

1711922428036_bd260509-40c5-410a-b1d8-959d994f0200

“Ishte një ditë vërtet e veçantë. Shënimi me këtë fanellë është gjithmonë i rëndësishëm për mua dhe është një gëzim. Jam shumë i lumtur për fitoren dhe për lojën. Ishte bukur të shënoja golin e parë. Shpresoj të shënoj më shumë gola si ky. Janë tre pikë shumë të rëndësishme, fitorja është gjithmonë e rëndësishme. Tani që jemi në fund të sezonit dhe kampionatit, gjithmonë duhet të shtojmë diçka për t’iu afruar gjithnjë e më shumë titullit.

Rikthimi i ,ilitaos? Jam shumë më i lumtur me rikthimin e Militaos sesa me golat e mi, sepse e dija që do të shënoja sërish. Ishte një ditë e veçantë për Militao.

Ndeshja kundër Mançester Sitit? Do të jetë e vështirë, si gjithmonë. Ne kemi përsëri Sitin dhe jemi gati. Do të jetë një ndeshje shumë e mirë, të shohim se çfarë do të ndodhë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"