Rivalët e Premier Ligës, “pakt” për përjashtimin e Sitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2023 | 11:00

Rivalët e Premier Ligës, “pakt” për përjashtimin e Sitit

Shumë prej klubeve të Premier Ligës, përfshirë 6 ekipet kryesore, duan që Mançester Siti të përjashtohet nga Premier Liga në rast se do të shpallen fajtore për shkeljen e rregullave gjatë 9 sezoneve.siri

Kampionët e Anglisë u shprehën të surprizuar që u vunë nën akuzë nga Premier Liga për thyerjen e 101 rregullave financiare prej sezonit 2009-‘10 deri në 2017-‘18. Ndëshkimi më i ashpër i Premier Ligës në këto rrethana do të ishte përjashtimi i Mançester Sitit dhe Liga Angleze e Futbollit nuk do të ishte e detyruar që t’i pranonte. Gjithsesi, heqja e titujve të “Qytetarëve” gjatë periudhës në fjalë konsiderohet e pakuptimtë dhe do të shkaktonte konfuzion. Por as vendosja e një gjobe nuk konsiderohet se do të kishte ndonjë efekt të rëndësishëm. Klubet që po ushtrojnë më shumë presion për marrjen e masave janë të ashtuquajturat “big 6”, të cilat përfshijnë rivalët e Mançester Junajtidit, Liverpulit, Arsenalit, Çelsit dhe Totenhemit.

Skuadrat kundërshtare të kampionëve të Anglisë nuk pritet të kenë shumë simpati për Sitin në rast se shpallet fajtor, fituesin e titullit 6 herë në 11 vitet e fundit. Klubet e Premier Ligës nuk duan që të përfshihen në procesin, i cili është në duart e një komisioni të pavarur. Në rast se Mançester Siti nuk do të përjashtohet, atëherë një dënim i mundshëm do të ishte edhe zbritja e pikëve, edhe pse do të duheshin vite për të arritur në një përfundim. Akuzat kundër kampionëve në fuqi kanë të bëjnë me informacionin financiar në lidhje me të ardhurat, detajet e pagesave të menaxherëve dhe lojtarëve, rregulloret e UEFAs, përfitimin, qëndrueshmërinë dhe bashkëpunimin me hetimet e Premier Ligës. Siti përballet gjithashtu me akuza se nuk ka bashkëpunuar me Premier Ligën që kur nisi hetimi në vitin 2018.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"