Risi në rregullore te Milani, zbulohen “gjobat” e Piolit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2019 | 9:44

Risi në rregullore te Milani, zbulohen “gjobat” e Piolit

Stefano Pioli u thirr te Milani për të korrigjuar nisjen e keqe të sezonit të Milanit me Marko Xhampaolon.

pioli1-e1571191030323

Teksa sot do t’i duhet të tregojë me fakte se është i duhuri, trajneri në ditët e kaluara ka ndryshuar disi rregulloren e brendshme të kuqezinjve. 54- vjeçari ka hequr grumbullimin e detyruar në mbrëmjen që paraprin ndeshjet e skuadrës së tij në shtëpi. Lojtarët do të jenë të lirë ta kalojnë mbrëmjen me njerëzit e dashur dhe të flenë në shtëpi, për t’u paraqitur më pas në qendrën stërvitore mëngjesin e ditës së ndeshjes. Sinjal besimi ky i teknikut që është pritur po aq mirë nga organika.

Pioli ka rikthyer gjithashtu gjobat për vonesat në takimet e skuadrës, qofshin stërvitje, mbledhje teknike apo grumbullime, teksa përveç tavolinës së përbashkët ka kërkuar nga lojtarët që të mos përdorin celularin gjatë konsumimit të vakteve në grup.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"