Rinovimet e kontratave, asnjë lëvizje te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2020 | 23:57

Rinovimet e kontratave, asnjë lëvizje te Partizani

Partizani parashikohet t’i nënshtrohet një revolucioni në merkaton e verës, ku hyrje-daljet pritet të jenë të shumta. Situata e krijuar nga “COVID-19” duket se e ka frenuar punën e bordit drejtues për konfigurimin e skuadrës së edicionit të ri.
partizani
Ndonëse mund të quhet herët për publikimin e emrave në hyrje, pasi akoma të piketuarit vijojnë të jenë nën kontratë, klubi i kuq deri tani nuk ka finalizuar asnjë rinovim lojtarësh. Janë disa futbollistët që u përfundon kontrata, apo u hyn në fuqi klauzola +1 e rinovimit, por akoma nuk ka asnjë lëvizje nga klubi për të ardhmen e tyre. Mbase drejtuesit kërkojnë që t’i japin kohë vetes, pasi ky kontingjent lojtarësh është i detyruar ta mbyllë sezonin, që këtë vit zgjatet deri në fund të korrikut. 10 ndeshjet e mbetura shikohen si shansi i fundit për të lëkundurit, që të fitojnë besimin e Partizanit edhe për sezonin e ri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"