Rikthimi në Itali, Çani: Seria C ka njëmijë vështirësi, duhet të luftojmë të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2018 | 21:16

Rikthimi në Itali, Çani: Seria C ka njëmijë vështirësi, duhet të luftojmë të gjithë

Sulmuesi shqiptar, Edgar Çani u prezantua ditën e sotme, me skuadrën e tij të re, Viboneze, që do të militojë në Serinë C. Në konferencën për shtyp para gazetarëve, ish-futbollisti i Partizanit, u shpreh tepër i lumtur për rikthimin në Itali dhe tregoi se liga e tretë është me njëmijë vështirësi ndaj duhet të japë maksimumin.

cani55

“Vihem në dispozicion të trajnerit dhe të skuadrës me shumë dëshirë për të bërë sa më mirë dhe me stimujt e duhur. Kategoria e tretë në Itali është një kampionat me njëmijë vështirësi ndaj duhet dhënë maksimumi dhe të nisemi me këmbën e mbarë. Është një kampionat me shumë skuadra të forta, kam parë disa ndeshje, edhe të kundërshtarëve. Por është një turne ku në momente të caktuara të ndeshjes loja del nga skemat ndaj duhet të jesh i përgatitur për gjithçka.

edgar-cani-1132x670

Gjatë karrierës time kam marrë gjithmonë përgjegjësitë. Ndaj vij në këtë aventurë të re me shumë vendosmëri. E di se çfarë presin tifozët e Viboneses nga unë, por nuk bëj deklarata, them vetëm se të gjithë duhet të luftojmë”, u shpreh Çani në konferencën për shtyp.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"