Rikthimi i Lukakut tek Interi më pranë se kurrë, ja çfarë mungon për mbylljen e marrëveshjes me Çelsin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2022 | 19:59

Rikthimi i Lukakut tek Interi më pranë se kurrë, ja çfarë mungon për mbylljen e marrëveshjes me Çelsin

Romelu Lukaku duket të jetë një hap larg rikthimit te Interi, me zikaltërit që janë duke zhvilluar një konferencë online me drejtuesit e Çelsit në këto momente për mbylljen e marrëveshjes për rikthimin e belgut në Milano.

lukaku

Sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport” në këto momente pritet vetëm përgjigjja përfundimtare e presidentit të Interit, Stiven Zhang i cili duket të japë miratimin për shumën e huazimit të Lukakut e cila pritet të jetë rreth 10 milionë euro.

Në momentin që tratativa do të kompletohet zyrtarisht pritet që belgu të udhëtojë drejt Italisë për vizitat mjekësore dhe firmën në kontratë që do të vulosnin këtë rikthim të bujshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"