Rikthimi i Luftëtarit, gjirokastritët e nisin me fitore bindëse në Kategorinë e Tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2021 | 13:11

Rikthimi i Luftëtarit, gjirokastritët e nisin me fitore bindëse në Kategorinë e Tretë

Akademia e Futbollit Luftëtari e nis me fitore 3-0 në Kategorinë e Tretë ndaj ekipit nga Dibra, Drini FK 2004. Pas shkrirjes së Luftëtarit, që këtë sezon duhet të merrte pjesë në Kategorinë e Parë, gjirokastritët e kanë nisur nga niveli më i ulët me emrin AF Luftëtari, të udhëhequr nga Mustafa Hysi në rolin e drejtorit ekzekutiv dhe Dritan Kristidhit si trajner i parë.

Luftetari logo

Sot në kompleksin e Kamzës u zhvillua ndeshja e parë, e cila mund të konsiderohet historike, për vetë faktin se një klub me kaq traditë si Luftëtari merr pjesë për herë të parë në këtë nivel amator. Bluzinjtë fituan pastër, teksa të tri golat u shënuan në pjesën e dytë nga lojtarë të dalë nga shkolla gjirokastrite si Shefqet Boni (i biri i legjendës Astrit Boni) në minutën e 53-të, Rudion Mahmutajt në minutën e 58-të dhe Eldar Bathës në 78-ën. Synimi i bashkisë Gjirokastër me AF Luftëtarin është ngjitja e shpejtë në Kategorinë Superiore.

Luftetari foto (1)

Fillimisht gjirokastritët do të militojnë në Kategorinë e Dytë në sezonin 2021-2022, pikërisht pas përfundimit të aktivitetit aktual në Kategorinë e Tretë, ku marrin pjesë 6 skuadra: AF Luftëtari, KF Murlani, Spartaku, Kinostudio, Osumi dhe Drini.

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"