Rikthehet Ujka, Nica do më shumë agresivitet në rrugën drejt Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2023 | 23:27

Rikthehet Ujka, Nica do më shumë agresivitet në rrugën drejt Europës

Laçi është futur në “shina” pas rikthimit në stol të trajnerit Stavri Nica, i cili i solli klubit për herë të parë Kupën e Shqipërisë në vitin 2013. Vendi i katërt është komod për kurbinasit, pasi kështu shkojnë në Europë, prandaj dhe skuadra do të bëjë gjithçka që minimalisht ta mbyllë kampionatin në këtë pozicion.

stavri nica

Barazimi i fundit në shtëpi ndaj Erzenit ua ka prishur disi planet bardhezinjve, por duke parë që edhe Egnatia e vendit të tretë nuk po arrin të ndalet, në kampin kurbinas për momentin duhet t’i kënaqen faktit që janë të katërtit.

Trajneri Nica ka punuar shumë me ekipin në këtë periudhë, sa i përket anës psikologjike, por pa lënë mënjanë mënyrën e lojës, me durrsakun që ka kërkuar disiplinë të hekurt taktike, ndërsa disa herë u ka treguar vendin lojtarëve që kanë dalë nga detyrat.

Nica kërkon më shumë agresivitet nga mesfushorët dhe mënyra si skuadra mbron. Në ndeshjen e së mërkurës në Kukës, një rikthim shumë i rëndësishëm është ai i mesfushorit Serxho Ujka, i cili kishte munguar ndaj Erzenit për shkak të kartonëve të verdhë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"