Rikthehet sfida Partizani-Flamurtari pesë ditë më vonë, Tirana pret Kukësin në kryeqytet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2018 | 13:04

Rikthehet sfida Partizani-Flamurtari pesë ditë më vonë, Tirana pret Kukësin në kryeqytet

Këtë mesjavë do të rikthehet kupa e Shqipërisë me sfidat çerekfinale të saj. Ndeshjet do të zhvillohen të gjitha ditën e mërkurë.

kupa e shqiperise

Ndër përballet më interesante mund të veçojmë Flamurtari-Partizani dhe Tirana-Kukësi. Sfida midis të kuqve dhe vlonjatëve do të rikthehet vetëm pesë ditë më vonë, pasi ditën e premte ata luajtën takimin në kuadër të javës së 17-të të Kategorisë Superiore.

flamurtari partizani

Po ashtu takimi Tirana-Kukësi do të jetë një sfidë shumë e luftuar, Ekipet u ndeshën edhe vitin e kaluar në Kupë, dhe Tirana arriti të dilte triumfuese.

tirana kukesi

Në takimet e tjera Teuta pret Skënderbeun dhe Laçi pret Luftëtarin.

df

Sfidat janë ndarë në dy orare të ndryshme, Teuta – Skënderbeu dhe Laçi – Luftëtari do të luhen në orën 14:00, ndërsa Flamurtari – Partizani dhe Tirana – Kukësi do të luhen në orën 17:00.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"