Rikthehet Kupa e Ligës, te Siti mund të debutojë portieri shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2018 | 9:49

Rikthehet Kupa e Ligës, te Siti mund të debutojë portieri shqiptar

Spanja, Gjermania, Italia dhe Franca luajnë kampionatet këtë mesjavë, por në Angli është koha e kupave, ajo e FA-së dhe Ligës. Sot është radha e Mançesterëve për të zbritur në fushë, Sitit që do të udhëtojë drejt Oksfordit (skuadrës së Ligës së Parë) dhe Junajtid që pret në “Old Trafford” Derbi Kauntin e Frenk Lampardit (renditen të 6-ët në Championship). Pep Guardiola paralajmëroi se do të hedhë në fushë një skuadër me shumë ndryshime, duke e vënë theksin e tij te kampionati.

carabao-cup-24-1508825451

“Prioriteti i parë është Premier Liga, është trofeu më i rëndësishëm. Kur shoh skuadra si për shembull, Barcelona, Bajerni i Mynihut dhe Juventusi që në 10 vitet e fundit kanë fituar 7 tituj kampion, kjo tregon se ato janë skuadrat më të mira. Në ndeshjet me eliminim direkt në kupë ne duam që të eliminojmë gabimet që kemi bërë në të shkuarën, të bëhemi më solidë dhe shmangim gabimet. Kupa e Ligës është pikërisht për këtë”, deklaroi trajneri katalanas përpara sfidës së sotme. Ai pritet të bëjë një rrotacion masiv ku lojtarët e skuadrës së parë si Zinçenko dhe Diaz pritet të kenë një shans për të qenë titullarë.

arjanet-muriqi-852x460

Zinçenko nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon, ndërsa mesfushori Diaz ka hyrë vetëm si zëvendësues në finalen e Superkupës kundër Çelsit në “Wembley”, muajin e shkuar. Mbrojtësi brazilian, Danilo, pritet të rikthehet nga dëmtimi në kavilje, ndërsa në “Kassam Stadium” pritet të luajnë edhe Nikolas Otamendi dhe Rijad Mahrez, të cilët nuk kanë pasur shumë hapësira këtë sezon. “Unë kam qenë shumë i qartë me djemtë që do të luajnë, të gjithë me skuadrën e parë. Danilo rikthehet, Zinçenko dhe Diaz do të luajnë me qëllim për të kapur ritmin.

40167815_1695683677225020_2935900873152266240_n-1

Otamendi do të luajë gjithashtu. Ata nuk kanë qenë në fushë shumë gjatë muajit të fundit, kështu që për ta është një shans”. Dyshimi i vetëm i Pepit është nëse do t’i japë shansin e debutimit portierit adoleshent, Arijanit Muriqi, i cili është rikthyer nga huazimi pas një sezoni te NAC Breda muajin e shkuar, pas dëmtimit të Klaudio Bravos. 19-vjeçari, i lindur në Zyrih të Zvicrës, por me pasaportë kosovare (i ka prindërit shqiptarë të Malit të Zi) dhe malazeze, i ka parë si spektator nga stoli 5 ndeshjet fundit të “qytetarëve”.

guardian_bravo-780x439

Dhe nëse Guardiola vendos që sot t’i japë pushim Edersonit, atëherë gardiani, i cili me shumë mundësi do të zgjedhë të mbrojë portën e kombëtares së Kosovës, do të jetë në portën e Sitit. Por, Guardiola thotë se nuk e ka vendosur ende nëse do ta aktivizojë kundër Oksfordit apo jo talentin, i cili deri tani ka regjistruar dy ndeshje me kombëtaren U-21 të Malit të Zi. “Nuk e di. Nuk e kam marrë ende vendimin. Dua të flas më parë me Ksabin (Mancisidor, shefi i trajnerëve të portierëve të Sitit)”, përfundoi Guardiola.

Junajtid – Zhoze Murinjo ka marrë lajmin e mirë të rikthimit të Ander Herrerës për ndeshjen e sotme kundër Derbit. Mesfushori spanjoll nuk luan prej 2 shtatorit pas një dëmtimi në kavilje. Trajneri portugez konfirmoi se do të jetë pa shërbimet e Rohos së dëmtuar, ndërsa Rashford do të shlyejë ndeshjen e tij të fundit të pezullimit. Portugezi njoftoi se Dalot do të jetë titullar, pasi shkëlqeu në debutimin e tij kundër Jang Bojsave në Champions.

murinjo3

Të tjerat – Nesër është radha e Arsenalit dhe Totenhemit për të zbritur në fushë, respektivisht kundër Brentfordit dhe Uotfordit. Por, kryendeshja e 1/16-ave të Kupës Karabao mbetet pa dyshim Liverpul-Çelsi, e cila do të ketë një “replay” edhe të shtunën në Premier Ligë, por këtë herë me skenë të ndryshme, në “Stamford Bridge”.

kupa karaboa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"