Rikthehen 5 futbollistë ndaj Kamzës, Laçi sprint për Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2018 | 11:20

Rikthehen 5 futbollistë ndaj Kamzës, Laçi sprint për Europën

Trajneri Mezani mund të jetë i qetë në prag të ndeshjes së sotme që skuadra e tij do të luajë në shtëpi ndaj Kamzës. Një takim i vështirë, duke parë edhe objektivin kryesor të kurbinasve që është fitorja, e cila do të vazhdojë t’i mbajë në garë për vendin e tretë. Për këtë përballje, në kampin kurbinas do të rikthehen pesë futbollistë që kanë munguar në përballjen e shkuar ndaj Lushnjës.

goli i lacit

Sefgjin, Eskerda, Nika dhe Jonuzi do të jenë një forcë më shumë për formacionin e trajnerit vlonjat, që do të kenë alternativa si në 11-shen bazë ashtu edhe në sulm. Një rikthim mjaft i rëndësishëm është edhe ai i portierit dhe kapitenit Gentian Selmani, i cili ishte në qendrën mjekësore të Juventusit ku ka kryer vizitat mjekësore.

Laci

Gjithçka ka rezultuar pozitive për “gardianin”, që do të japë siguri në fushën e lojës. Atmosfera në ekipin e Mezanit para këtij takimi është e mirë dhe të gjithë janë karikuar për një fitore, e cila do të bënte të mundur blindimin e vendit të tretë, ndërkohë që mund të barazohet edhe Flamurtari i vendit të dytë me pikë në rast se humbet në sfidën e së hënës ndaj Partizanit në kryeqytet. Megjithatë, laçianët duhet të sigurojnë trepikëshin në shtëpi më pas të shohin kundërshtarët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"