Rezultatet, rrogat dhe Gega, Kukësi si kurrë më parë. Situatë e vështirë për verilindorët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2020 | 22:37

Rezultatet, rrogat dhe Gega, Kukësi si kurrë më parë. Situatë e vështirë për verilindorët

Një start si ky me kaq probleme nuk ka ndodhur asnjëherë më parë te Kukësi. Natyrisht dy humbje që në fillim të kampionatit janë pësuar edhe në fillimin e sezonit 2013-2014, por që rezultatet të shoqërohen në start me probleme rrogash, nuk ka ndodhur kurrë në kampin verilindor.

Kukesi 5-0

Duke shtuar këtu edhe problematikën prej pandemisë, situata te Kukësi është vërtet e nderë. Prej afro dy javësh skuadra nuk stërvitet nga trajneri Skënder Gega. Vetë klubi ka njoftuar zyrtarisht se kreu i pankinës ka rezultuar pozitiv me “COVID-19” dhe tashmë pret përgjigjen e testit të dytë, në mënyrë që të rikthehet të drejtojë skuadrën.

Mirëpo, që pas humbjes ndaj Partizanit, nga skuadra është larguar edhe një lojtar. Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë, Sadik Vitija, i cili është rikthyer në Zvicër, edhe pse vetëm një muaj më parë firmosi një kontratë 2-vjeçare me klubin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"