Rexhinaldo “ndez” Kukësin, kapiteni Shameti “alarmon” stafin teknik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2018 | 13:19

Rexhinaldo “ndez” Kukësin, kapiteni Shameti “alarmon” stafin teknik

A rturo Rexhinaldo “elektrizon” Kukësin. Në prag të ndeshjes me Teutën vijnë lajme të mira për 29-vjeçarin. Sulmuesi, i cili shkëlqeu ndaj Tiranës falë tregolëshit të realizuar, mund të marrë minuta që nesër. Stafi teknik e konsideron domosdoshmëri prezencën e tij në formacion kundër durrsakëve, pasi pa frikë mund të thuhet se ai ka qenë “lider” i skuadrës në këtë fillmsezoni.

rexhinaldo

Gjithçka nisi me paraqitjen e mirë ndaj Torpedos në turit të tretë të Ligës së Europës dhe e rikonfirmoi veten në tri javët e para të kampionatit. Madje, falë formës së mirë që po kalonte, siguroi edhe një ftesë nga Kombëtarja e Mozambikut. Por, një dëmtim i papritur në stërvitje bëri të humbiste takimin kundër Guinea Bisau dhe rrjedhimisht të linte grumbullimin për t’u rikthyer në Shqipëri. Rexhinaldo u tha drejtueseve të Kukësit se kishte pësuar një tërheqje të lehtë të aduktorit, çka krijoi “panik”, pasi mungesa do të ishte shumë e gjatë.

Vizitat e detyruara Megjithatë, klubi nuk e la me kaq. Drejtuesit mbas vizitave fillestare me mjekët e Kukësit, e dërguan në një klinikë të specializuar për të verifikuar më mirë problematikën që sulmuesi ka shfaqur. Nga të dhënat që dolën prej specialistëve, 29- vjeçari ka realisht një dëmtim të lehtë në aduktor, por jo tërheqje, çka shton shanset që ai të luajë edhe ndaj Teutës.

rexhinaldo

Me siguri të plotë nuk mund të thuhet, por që tani mund të thuhet se është gati për të marrë minuta, ndoshta edhe nga stoli. Madje, mjekët kanë siguruar se lojtari duhet të dalë në fushë dhe ta provojë nëse ka dhimbje apo jo. Dhe kështu ka ndodhur, Rexhinaldo ka zhvilluar stërvitje individuale dje dhe nga sa u pa “prova” kaloi me sukses. Në kësi kushtesh, Cungu mund të nisë që t’i bëjë llogaritë e me afrikanin. Ndërsa te Kukësi sigurojnë që nëse lojtari do kishte luajtur me Kombëtaren e tij, dëmtimi i tij ishte i sigurt. Pra, mosaktivizimi me Mozambikun i ka dhënë një “asist” Kukësit.

Rexhinaldo 3

Dyshimet dhe mungesa I diferencuar ka kryer stërvitje dhe Ylli Shameti, i cili ka ndierë dhimbje. Mjekët janë vënë në dispozicion të kapitenit dhe do jenë ata që do vendosin për çështjen e mbrojtësit nëse do rrezikojë apo jo. Shameti është një nga pikat më të forta të verilindorëve në fushën e lojës dhe jashtë saj, pasi dihen vlerat e tij si futbollist dhe në aspektin sportiv. Sakaq, Kukësi ka një mungesë të konfirmuar, e jo më pak të rëndësishme. Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë Simon Rrumbullaku, i cili ka akoma dhimbje gjuri dhe nuk i është mbyllur plaga nga goditja e marrë në ndeshjen ndaj Flamurtarit në Vlorë. U mendua se plaga do mbyllej shpejt, por procesi natyral i shërimit ka zgjatur më tepër nga sa u planifikua. Rrumbullaku nuk ka dal në stërvitje për këto arsye e vetëm ndaj Kamzës në takimin një javë mbas Teutës do të jetë i gatshëm 27-vjeçari. Rrumbullaku do të zëvendësohet nga Zguro, i cili gëzon gjendje të mirë sportive dhe fizike.

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"