Rexhinaldo kërkon falje: Më vjen keq për rastet e humbura

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Gusht 10, 2018 | 11:12

Rexhinaldo kërkon falje: Më vjen keq për rastet e humbura

Arturo Rexhinaldo ka shpërdoruar shumë ditën e djeshme dhe këtë e ka kuptuar edhe vetë. Sulmuesi nga Mozambiku ka postuar në rrjetin social “Instagram” një mesazh që brenda tij kërkonte falje.

rexhinaldo

Ai madje premton se do të arrijë suksese për të shlyerë gabimet. “Na vjen keq për të gjithë tifozët e Kukësit, për lojës dhe rastet e humbura. Unë do të punoj më shumë dhe premtoj se do të kem sukses në këtë klub të madh. Jam këtu për të shënuar gola dhe do ta realizojë detyrën. Të gjithë kanë besim te mua. Unë premtoj se do të kthehem”, ishin fjalët që kishte shkruar sulmuesi.

reginaldo






www.minuta90.com