Revolucion te Juventus, sa shumë lëvizje në merkato…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2017 | 11:48

Revolucion te Juventus, sa shumë lëvizje në merkato…

Juventusi është ndoshta skuadra që në tre vitet e fundit ka parë më shumë se kushdo klub tjetër në Itali, por mbase edhe në Europë, që të shesë dhe të blejë lojtarë. Trajneri Alegri çdo vit duhet të rikonstruktojë ekipin, ndonëse rezultatet kanë qenë gjithmonë fituese.

International Champions Cup 2017 - AS Roma v Juventus

Prandaj, në pritje të janarit dhe verës së ardhshme, priten shumë lëvizje te bardhezinjtë. Në pritje të dimrit, me valixhe në duar janë Stefan Lihshtajner (Lacio, Marsejë apo Valencia) dhe Stefano Sturaro (Valencia e Fiorentina). Ndërsa në verë, nga Anglia nënvizojnë se Zhoze Murinjo ka bërë gati një dopiogoditje: Paulo Dibala dhe Aleks Sandro do të transferohen te Mançester Junajtid për një shifër prej 200 milionë eurosh.

Juventus 2017

Nga ana tjetër, një tjetër largim mund të jetë edhe ai i Klaudio Markizios, i cili tashmë po vlerëson seriozisht një transferim në kampionatin amerikan. Por, teksa disa lojtarë pritet të dalin, në hyrje duket i sigurt afrimi i Emre Xhanit. Mesfushori gjerman i Liverpulit ka shtyrë përfundimisht ofertën për rinovim të anglezëve dhe në verë do të afrohet me parametër zero.

Bardhezinjte

Në Francë, Juventusi ka bërë hapa përpara për firmën me mesfushorin brazilian të Monakos, Fabinjo, për të cilin janë gati 50-60 milionë euro. Një tjetër objektiv është laciali Sergej Milinkoviç- Saviç (kushton 70-80 milionë euro), një trio mjaft e re në moshë, me të cilën klubi bardhezi kërkon të blindojë repartin e mesfushës për të paktën pesë vitet e ardhshme.

Përgatiti: JETON STAMOLLA

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"