Revolucion te Gjermania dhe Argjentina, ja 2 futbollistët e vetëm të mbijetuar nga finalja e 2014-ës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2019 | 20:24

Revolucion te Gjermania dhe Argjentina, ja 2 futbollistët e vetëm të mbijetuar nga finalja e 2014-ës

Pesë vite më parë, Gjermania dhe Argjentina diskutonin finalen e Botërorit në Brazil. Në “Marakana”, lotët e Mesit ishin gëzimi i “pancerave”. Pas atij turneu, kapiteni Filip Lahm u tërhoq, ndërsa Lëv e ruajti bazën e skuadrës, por gjithsesi nisi të bënte gradualisht ndryshime.

Gjermani-Argjentine 2014

Ndryshime që sot pas pesë viteve përkthehen në vetëm 1 futbollist të mbetur nga ajo finale, portieri dhe kapiteni Manuel Nojer. Sigurisht është edhe Kros, por mesfushori i Realit mungon sot për shkak të dëmtimit. Të tjerët, ose e kanë lënë futbollin, ose nuk bëjnë më pjesë në planet e trajnerit gjerman. Edhe Argjentina rikthehet të luajë kundër Gjermanisë me një skuadër me shumë fytyra të reja.

Një i mbijetuar do të jetë sot në skuadrën e Skalonit nga finalja e 2014-ës. Në listën me 26 lojtarë që trajneri shpalli për miqësoret ndaj Gjermanisë dhe Ekuadorit, i vetmi i mbijetuar nga skuadra e Alehan dro Sabejës është Markos Roho, mbrojtësi i Mançester Junajtidit. Sigurisht janë edhe të tjerët: Mesi, Aguero, Di Maria me shokë, të cilët nuk janë grumbulluar për këto dy takime (Leo është i pezulluar), por janë ende pjesë e planeve të trajnerit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"