REPORTAZH/ Francezët pëlqejnë qoftet e birrat, farat shiten para stadiumit! Atmosferë e vakët, ja orët e fundit para Shqipëri-Francë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2019 | 17:53

REPORTAZH/ Francezët pëlqejnë qoftet e birrat, farat shiten para stadiumit! Atmosferë e vakët, ja orët e fundit para Shqipëri-Francë

RENI KAZIU – PANORAMASPORT.AL

Luajmë ndaj Francës! Janë kampionët e Botës në fuqi! Por, atmosfera në rrugët e Tiranës është e vakët.

sheeshi stadium

Interesimi për një biletë, në inaugurimin e stadiumit të ri “Air Albania” është tejet i madh, më shumë se 22 mijë vendet që ai mund të mbajë, por, vëmendjen shqiptarët e kanë për stadiumin kryesisht.

Është e dielë, 17 nëntor, shumë prej njerëzve janë në një ditë pushim, dhe shëtisin rrugëve të Tiranës, me familjet e tyre, dhe vizitojnë edhe sheshin pranë stadiumit të ri Kombëtar, për të bërë një foto me këtë impiant fantastik në sfondin e tyre. Vetëm 22 mijë do e kenë fatin të jenë në stadium, por të shumtë janë ata që ecin rrugëve edhe pa një biletë, duke kërkuar në tregun e zi, me shpresën se do të gjejnë një mundësi të jenë pjesë e një ndeshje historike.

Ka edhe shumë punonjës që ende janë duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve. Dikush po fshin, dikush po ngjit një poster të fundit, e disa të tjerë po marrin udhëzimet finale se si do procedohet pak para fillimit të ndeshjes. Më poshtë, “Panorama Sport” ju sjell një reportazh nga orët në rrugët e Tiranës dhe në sheshin pranë stadiumit, gjatë drekës dhe para nisjes së ndeshjes mes Shqipërisë dhe Francës.

ORA 13:00

*Atmosferë e vakët në rrugët që të çojnë në stadium. Disi më ndryshe në sheshin para stadiumit. Të shumtë janë tifozë e familjarë, madje edhe turistë, që e shfrytëzojnë stadiumin për një foto.

tifozet bejne foto

*Pjesa e personelit të stadiumit, ende merr udhëzimet e fundit, se si do procedohet.

punetoret copy

*Pjesë të stafit të bashkisë Tiranë, pastrojnë edhe gjërat e fundit nga sheshi përpara, që gjithçka të jetë perfekte në orën e ndeshjes.

punetoret fshijne

*Pastrimin e fundit e marrin edhe shkallët, që të çojnë në pjesën e brendshme të stadiumit.

fshijne aparaturat

*Skelat dhe mjetet e nevojshme për udhëzimin e tifozëve drejt portave hyrëse janë gati.

*Aparaturat e nevojshme për kontrollin e biletave dhe të akreditimeve janë gati, por ajo që bie në sy është se janë “fringo” të reja, madje ende në qeset e paketimit.

regjia behet gatii

*Regjitë e transmetimit, ato shqiptare e franceze, fillojnë të bëhen gati.

ORA 13:30

Është orari i drekës, dhe tek “Pazari i Ri” takojmë dy tifozë francezë, që po konsumojnë një vakt të shpejtë. Në një bisedë me ta, tifozët nga Parisi japin edhe përshtypjet për vendin tonë: “Tirana është një qytet shumë i bukur. Na pëlqen këtu. Ushqimi është mjaft i mirë. E preferuara jonë është ‘kofte’(i referohet qofteve, të cilat edhe po i konsumonin). Gjithashtu, edhe birra e vera janë mjaft të mira këtu.” – shprehen ata fillimisht.

tifozet franceze pazari i ri

Më tej, duket se janë tifozë të spektaklit në radhë të parë, dhe në stadium pasi kishin siguruar një biletë, presin që të shohin gola. “Një parashikim? 2 Shqipëria, dhe 3 Franca. Franca besoj se do fitojë”.

tifozet franceze

Francezët më tej shprehen se tifozë janë në futboll me ekipin e tyre kombëtar, dhe vetëm aq! “Na pëlqen Kombëtarja. E ndjekim, por nuk bëjmë tifo për ndonjë klub. Jemi vetëm tifozë të Francës” – shprehet tifozi nga Parisi, Didier Lousier.kartvizita 1

Madje, një prej tyre, kishte qenë edhe në Moskë, Rusi, gjatë verës së vitit 2018, ku Franca u shpall kampione e Botës. Kishte një foto me talentin e PSG-së, Kilië Mbape, si kujtim nga kjo arritje, por gjithashtu kishte qenë prezent edhe në triumfin tjetër të Francës në një Kupë Bote, në vitin 1998, ku “gjelat” e organizuan po vetë.

kartvizita mbape

Clement Tomaszewski na jep edhe kartëvizitën e shoqatës së tij, “Clement D’Antibes”, ku duket në Moskë, në triumfin e Francës si kampione bote, por edhe në triumfin e vitit 1998. Clement ka lindur në Algjeri, por me baba polak, dhe pasioni i tij për skuadrën franceze daton nga vitit 1982, ku ka parë ndeshjen e parë Francë-Angli. Në vitin 2004, kishte krijuar shoqatën e tij, ku anëtarët ishin tifozë besnikë të Kombëtares së Francës.

 ORA 14:00

*Rrugët që të çojnë drejt stadiumit, kryesisht Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, por edhe Rruga e Elbasanit, janë të mbushura plot me flamuj.

flamuj shitesit

*Shitësit ambulantë të flamujve, ishin kudo, e përveç tyre, ata shisnin dhe shalla, vuvuzela, kapela, qeleshe e shumë mjete të tjera.

*Nuk mungojnë as flamujt e Kosovës, Italisë, apo edhe Amerikës në këto shitës.

flamujt1

*Ka edhe shall të veçantë, të krijuar enkas për ndeshjen mes Francës dhe Shqipërisë.

shalla copy

*Por, të paktë janë tifozët e interesuar, dhe ata që ndalojnë për të blerë ndonjë flamur apo suvenir.

ORA 16:00

*Në sheshin para stadiumit ka sërish njerëz që bëjnë foto, edhe pse pa një biletë në dorë.

*Të shumtë janë ata që nuk kanë siguruar një biletë, por gjithsesi dëshira për të parë Kombëtaren është e madhe, dhe kërkojnë edhe në treg të zi, duke shpresuar për një biletë deri në momentin e fundit.

postera ngjiten

*Në muzeun e stadiumit, ende nuk ka përfunduar puna, dhe aty ngjiten edhe posterat e fundit para mbërritjes së tifozëve dhe atyre VIP.

*Nis edhe futja në brendësi të impiantit e personave që do të ndihmojnë në organizimin e ceremonisë dhe koreografisë para nisjes së ndeshjes. Kryesisht, janë të rinj, që kontrollojnë akreditimin e tyre tek aparaturat, e marrin dritën jeshile të futen brenda.

futen te rinjte

*Policia me qentë anti-eksplozivë shëtit në sheshin para stadiumit, dhe në dyert hyrëse, për të bërë edhe një kontroll të fundit.

*Përgatitjet e fundit kryhen edhe nga brenda stadiumit. Këngëtarja Juliana Pasha, dëgjohet teksa këndon në prova himnin e Shqipërisë.

*Ishte lajmëruar se tifozët nuk do kenë mundësi që të fusin brenda stadiumit shishe, pije të tjera, madje edhe fara. Por, nuk mungojnë shitësit ambulantë, që shesin fara e pije para stadiumit.

shitesit fara fara stadium

Këto ishin orët e drekës dhe pasdites në rrugët e Tiranës, deri para mbërritjes së forcave të policisë, që boshatisën sheshin përpara dhe për t’u futur lejohen vetëm personat e akredituar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"