RENDITJA| Java e 25-ë/ Tirana si në ëndërr. Kukësi, Bylis dhe Partizani në depresion. Laçi në podium, afrohet dhe Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2020 | 20:19

RENDITJA| Java e 25-ë/ Tirana si në ëndërr. Kukësi, Bylis dhe Partizani në depresion. Laçi në podium, afrohet dhe Skënderbeu

Takimet e orës 17:00 mbyllën dhe javën e 25-ë të Kategorisë Superiore. Tirana fitoi me rezultatin 0-2 ndaj Flamurtarit duke nisur “arratisjen” në renditje. Bardheblutë jo vetëm që mbeten të pamposhtur nën drejtimin e Emanuel Egbosë, por çojnë diferencën me Kukëisn e vendit të dytë në 6 pikë.

kategoria superiore

Ndryshimi i pankinës së nënkampionëve të Shqipërisë nuk solli efekt të menjëhershëm në rezultat, pasi Vllaznia ia doli t’i frentonte në “Elbasan Arena”. Për herë të katërt radhazi nuk arrijnë të fitojnë, ç’ka tregon ngërçin psikologjik të skuadrës së Orges Shehit.

Shehi5

Vështirësohet akoma më shumë situata te Partizani pas ndeshjes së sotme me Teutën. Të kuqtë nuk kanë asnjë të përbashkët me ekipin e sezonit të kaluar që fitoi titullin kampion. Trauma e shkaktuar nga humbja në derbi të premten e kaluar 5-1 nuk është kaluar ende pasi durrsakët e drejtuar nga Edi Martini morën maksimumin ndaj ekipit Adolfo Sormanit, i cili sheh veten thuajse jashtë luftës për titullin kampion, por mbi të githa ndodhet përkohësisht jashtë zonës së Europës.

bandicam 2020-03-04 17-02-53-709
Skënderbeu vazhdon të konfirmojë ritmin e një ekipi cilësor duke koleksionuar fitoren e pestë në 6 ndeshjet e para në kampionat për vitin 2020. Pas 3 pikëve të marra ndaj gjirokastritëve, korçarët barazojnë me pikë Partizanin dhe ndezin akoma më shumë shpresat për t’u renditur mes 3 ekipeve më të mira të këtij sezoni.

Skenderbeu goli

Laçi nga ana tjetër ngjitet në podium me 41 pikë duke fituar në fushën e vet ndaj Bylisit 2-1. Kurbinasit provojnë se kanë potencial për të marrë pjesë sërish në kompeticionet europiane.

Luftetari-Laci

Pikiata e Bylisit vazhdon pasi me humbjen kundër Laçit zbret në vendin e shtatë në renditje, 3 pikë më shumë se Vllaznia që ndodhet në zoën e “play-out”.

bylisii

Renditja e Kategorisë Superiore për sezonin 2019-2020 pas javës së 25-ë është si më poshtë:

renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"